Gjurmëve të Nënë Terezës: Shtëpia e të gërbulurve dhe seminari i Kalkutës

Nov 15 • Kisha në Kosovë

Ipeshkvi vazhdoj ecjen e tij gjurmëve te Nene Terezës, neper Kalkuta. Destinacioni i radhës ishte qyteti Titagar. Një vend ku vëllezërit e Nënë Terezës kujdesen për të sëmurit nga Lebrosa. Një sëmundje e tmerrshme, që e brenë trupin e njerëzve dhe është ngjitëse. Këtu kishte shumë njerëz për të cilët kujdeseshin vëllezërit e Nënë Terezës, të quajtur Misionarët e bamirësisë.

Qendra quhet Gandiji Prem Nivas, ku shërbejnë 8 vëllezër MC, të punësuar 400 punëtorë, që kujdesen për 200 pacientë të prekur prej kësaj sëmundjeje.

Ati përgjegjës i kësaj qendre, Atë Marianus Soreg e shpjegon kështu këtë punë karitative tejet të rëndësishëm për Kalkutën: “Ne këtu punojmë me të gërbulurit ose të sëmurit nga lebrosa. Kemi rreth 200 të sëmurë. Ka prej tyre që pasi të shërohen kthehen prapë në familjet e veta, e ta që nuk kanë ku të shkojnë vazhdojnë jetën këtu. Sidomos të moshuarit janë ata që rrinë këtu dhe e vazhdojnë të punojnë me ne, pra qëndrojnë të na ndihmojnë në veprimtarinë tonë.  Përveç punës në shërimin e të gërbulurve, disa prej atyre 400 punëtorëve janë të angazhuar në pjesën qendrës së punë, ku punohet veshja e motrave SARI, pastaj veshje tjera të nevojshme për qendrën, sandale, shtaga ortopedike, proteza për këmbë dhe krah të pacientëve, që kanë humbur gjymtyrët e tyre. Këta punëtorë, dikur kanë qenë të prekur nga gërbula që tash janë në shërbim të të tjerëve. Kemi edhe punëtorë që nuk kanë qenë të prekur prej sëmundjes, por janë familjarë që anëtarë të tyre kanë qenë të prekur me këtë sëmundje të rëndë.”

Kjo qendër është e ndarë në dy reparte: a) reparti i punëtorisë dhe b) reparti i shërimit të sëmundjes. Në njërin repart shërohen të sëmurit e në tjetrin punohet Sari e mjete tjera që furnizonin repartin e parë.

Më pas ipeshkvi vazhdoj vizitën e tij në Seminarin e Kalkutës, vendi ku përgatiten priftërinjtë e ardhshëm të argjipeshkvisë së Kalkutës. Aty u prit nga Rektori i këtij seminari, që ka mbi 200 seminaristë, të cilët i përgatiten një pritje solemne me këngë. Pastaj, sigurisht nuk munguan dhuratat me të cilat pritet mysafiri i nderit tek indianët; që janë vargu i luleve, shalli etj./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »