Ipeshkvi i Kosovës gjurmëve të Nënë Terezës: Vizita në Shtëpinë e vdekjes

Nov 15 • Kisha në Kosovë

Shtëpia e Vdekjes, e themeluar nga Nënë Tereza, kishte këtë qëllim: “Nëna ka dashtë që të kemi këtë shtëpi, ku do t’ua mundësonim njerëzve që vdisnin në rrugë, një vdekje të dinjitetshme. Nëse nuk kanë pasur mundësi të jetojnë si njerëz, së paku të mund të vdesin në dinjitetin njerëzor, duke i përkëdhelur një dorë që i do.”

 

Po e përcjellim shtegtimin e ipeshkvit tonë gjurmëve të Nënë Terezës. Pas meshës së mëngjesit me motrat e Nënë Terezës dhe pritjes solemn që ato i bënë në krye me Motrën Eprore të përgjithshme M. Prema, Ipeshkvi vazhdoi ecjen e tij gjurmëve të Nene Terezës në Kalkuta, duke vizituar vendet më të rëndësishme të veprimtarisë së saj.

Disa nga motrat e shoqëruan atë tek shtëpia, ku Nënë Tereza kishte filluar misionin e saj në Kalkuta. Aty ipeshkvi u informua lidhur me hapat e parë, me motrat që e ndjekën Nënë Terezën në misionin e dashurisë, dhe i treguan si Familja Gomes, atëkohë ia kishte dhuruar Nënë Terezës banesën e vet në katin e fundit te kësaj shtëpie trekatëshe, që të shfrytëzonte për misionin që kishte filluar.

Destinacioni i dytë tejet i rëndësishëm i ipeshkvit ishte e ashtuquajtura Shtëpia e Vdekjes. Gjithnjë në përcjelljen e Motrave, ipeshkvi u njoh me qëllimin e kësaj shtëpie, punën që bahet aty, një vend ky në të vërtetë jeta dhe vdekja bënin kompromis, se cila duhet te vazhdojë me tutje. Një nga motrat që punonin aty i shpjegonte ipeshkvit qëllimin e kësaj shtëpie: “Nëna ka dashtë që të kemi këtë shtëpi, ku do t’ua mundësonim njerëzve që vdisnin në rrugë, një vdekje të dinjitetshme. Nëse nuk kanë pasur mundësi të jetojnë si njerëz, së paku të mund të vdesin në dinjitetin njerëzor, duke i përkëdhelur një dorë që i do.”

Në mbrëmje, po të kësaj dite, ipeshkvi u prit nga eprori i përgjithshëm i etërve, vëllezërit e bamirësisë së krishterë, Atë Brian Kolodiajchuk MC, i cili kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë, kur p. Brian, ishte në Kosovës, me rastin e shugurimit të Katedrales, më 5 shtator, dhe kishte sjell reliktin e gjakut të Nënë Terezës, ishin marr vesh me ipeshkvin tonë që të vizitonin Kalkutën, varrin e Nënë Terezës dhe vendin ku Nëna kishte vepruar. Kështu p. Brian dhe Imzot Doda, takohen në Kalkuta për ta ribërë një shtegtim të përbashkët me qëllim që të përthellojnë njohjen dhe përvojën mbi jetën dhe veprën e kësaj shenjtëreshe që e gjithë bota e quan NËNË./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »