Kurrë mos i harrofsha bekimet, bamirësitë që i kam marrë!

Nov 15 • Meditimi i ditës

15 nëntor 2017 – E mërkure, Shën Alberti i Madh, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Urt 6,1-11; Ps 82,3-4.6-7; Lk 17,11-19)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe mendoj për praninë jetëdhënëse të Hyjit
në çdo pjesë të trupit tim, në gjithçka që më rrethon,
në tërë jetën time.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin e lirisë së shpirtit.
Ma pastro shpirtin dhe zemrën në mënyrë që të mund të jetoj gëzueshëm në dashurinë tënde.

 

Ndërgjegjësimi

Ndërsa i kthehem detyrave të mia të përditshme,

ma përkujto, o Zot,

se gjithmonë je pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Lk 17, 11-19

 

11 Duke udhëtuar për Jerusalem, kaloi nëpër Samari e Galile. 12 Kur hyri në një fshat [i] dolën para dhjetë të gërbulur. Ata zunë vend larg 13 e filluan të bërtasin: “Jezus, Mësues, ki mëshirë për ne!”

14 Kur i pa u tha:

“Shkoni e paraqitjuni priftërinjve!”

E ndodhi që, ndërsa po shkonin, u pastruan.

15 Njëri prej tyre, si pa se u shërua, u kthye duke e lëvduar Hyjin me zë të madh lartë. 16 Ra përmbys para këmbëve të Jezusit dhe e falënderoi. E ky ishte samaritanas. 17 Jezusi mori fjalën e tha:

“Po a nuk u pastruan të dhjetët? Ku janë nëntë të tjerët? 18 A nuk u gjet asnjë që të kthehet e t’i japë lavdi Hyjit, përveç këtij të huaji? 19 Çohu e shko ‑ i tha ‑ feja jote të shpëtoi!”

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Sa kohë zgjatë mirënjohja? Këta të sëmurë me lebër (gërbulë) gjatë kohës që akoma ishin duke lënguar ishin plot respekt, madje servilë, klithnin: “Jezus, Mësues, ki mëshirë për ne!” Në mjerimin e tyre ata i bashkuan forcat, duke shmangur armiqësinë e vjetër që mbretëronte midis Hebrenjve dhe Samaritanëve. Por, kur e panë se u shëruan, harruan shpejt sekishin qenë të sëmurë dhe harruan për të thënë faleminderit.
  • O Zot, edhe unë shpesh bëj të njëjtën gjë, duke ecur dhe duke kërkuar diçka, duke shprehur nevojat e mia, duke kërkuarngushëllim. Dhe kur dikush më ndihmon nuk e marr këtë seriozisht dhe s`e çaj kryet për të thënë faleminderit.
  • Ishte një i huaj, një Samaritan, i cili bëri përpjekje për t’u kthyer te Jezusi dhe u bë një ikonë e mirënjohjes. Nëntë të tjerët shkuan për të pirë diçka duke mos menduar për ndihmën e mësuesit/mjekut/shëruesit. O Zot, e kam provuar mirësinëgjatë gjithë jetës sime – ka pasur njerëz të cilët i kam falënderuar për shërbimin e madh që ma kanë bërë duke përdorurfjalë të fryra, të mëdha – se kurrë nuk do t`ua harroj këtë, por falënderimi im ka filluar të ftohet. I paça para sysh bekimet, bamirësitë që i kam marrë, në mënyrë që kurrë mos t`i harroj lehtë.

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Ndërsa bisedoj me Jezusin, dueht të jem i/e gatshëm/e edhe të dëgjoj gjithçka dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës që më vështron.

Mund të jem krejt i/e sinqertë me Jezusin kur ia besoj brengat dhe gëzimet e mia.

Ia hapi zemrën kur i flas për frikën dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë që të mund në plotësi t`i besohem kujdesit të tij,

i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë e di ç`është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto disa minuta vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »