Imzot Dodë Gjergji viziton Qendrën e fëmijëve të braktisur në Bengali

Nov 16 • Kisha në Kosovë

Me ditën e gjashtë të shtegtimit gjurmëve të Nënë Terezës, ipeshkvi Dodë Gjergji kishte për destinacion një vend, fshat, 200 kilometra larg qytetit të Kalkutës, në Kearchand (Kierçand), me dëshirën që të sheh për së afërmi shtrirjen e veprës së bamirësisë së Nënë Terezës dhe Misionareve të bamirësisë, në disa vende nëpër Bengali.

Në Kierçand u prit me një solemnitet me traditat vendore nga motrat dhe banorët e vendit. Motrat i treguan punën që bëjnë me fëmijët e familjeve të të varfërve. Në këtë qendër gjenden rreth 120 fëmijë, të cilët për shkak të varfërisë së skajshme prindërit sjellin dhe i lënë te Motrat, për t’i ushqyer e për t’i rritur. Njëra nga motrat, po i tregonte ipeshkvit: “Shih këtë fëmijë, është vetëm dy javësh, prindërit e kanë sjell te ne sepse nuk kanë me çka ta ushqejnë.” Pastaj, duke vizituar të gjithë fëmijët, disa qanin e thërrisnin , , fjalë që tregonin se po i kërkonin nëna e vet, se kishin mall për to. Këta fëmijë janë shumët të brishtë për shkak se kishin ardhur nga një kequshqyerje dhe pa ushqyerje, që i kanë bërë madje edhe të deformoheshin në gjymtyrë. Këtu motrat e Nënë Terezës shpëtojnë qindra jeta fëmijësh; janë shpëtuese dhe ushqyese të fëmijëve të braktisur nga prindërit e tyre.

Pastaj Motrat e përcollën ipeshkvin te qendra ku kujdesen për shërimin e njerëzve nga tuberkulozi. Atje ishte përgatitur një feste ma solemne e mikpritjes nga pjesëtaret e fshatit dhe motrat.

Nënë Tereza vazhdon nga qielli të jetë dritë për këtë vend të shkretë, që nëpërmjet motrave të saj dhe njerëzve vullnetarë, bashkëpuntorë nga shumë vende të botës, arrijnë të jenë shpresa që nuk shuhet, përkundër mjerimit të madh që mbizotëron.

Ipeshkvi nesër e përfundon shtegtimin e tij në Kalkuta. Vizita e fundit do të jetë përsëri varri i Nënë Terezës, ku do t’i kushtojë një kohë në lutje e meditim për gjithë bamirësit e Katedrales dhe të Kishës sonë, e në orët e mbrëmjes do të niset për në Romë dhe Vatikan, ku do të qëndrojë për disa ditë./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »