Ta lodhësh Zotin me lutje?!

Nov 18 • Meditimi i ditës

 18 nëntor 2017 – E shtunë, Kushtimi i Bazilikave të Shën Pjetrit e Shën Palit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Urt 18,14-16; 19,6-9; Ps 105,2-3.36-37.42-43; Lk 18,1-8)

 

Prania e Hyjit

Gjëja që përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë
dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.
Mundohem ta paramendoj Jezusin ulur pranë meje
dhe bisedoj me të për të gjitha gjërat që janë duke më ndodhur në jetë.
Mundohem ta kuptoj që në mundësi të panumërta
Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.
E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.
Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Ndërgjegjësohem për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.
Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e hapur se çka dëshiron të më thotë prania e Tij.

 

Liria

Me hirin e Hyjit më është dhuruar jeta në liri.

Lirisht kënaqem në të mirat që Ai i ka krijuar për mua.

O Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj ashtu siç e ke paramenduar ti,

me besim të plotë në kujdesin tënd të butë ndaj meje.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm për praninë tënde.

Më mëso se si të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë ke treguar kujdes për mua.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit avash, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë ose ndodhi që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 18, 1-8

 

1 U tregoi edhe shëmbëlltyrën se si duhet të lutemi gjithmonë e kurrë të mos pushojmë.

2 Ai tha:

“Ishte në një qytet një gjykatës që Hyjin nuk e dronte e për njerëz nuk e çante kokën. 3 Po në atë qytet ishte edhe një grua e vejë, e cila shkonte shpesh tek ai dhe i lutej: ‘Më mbro prej kundërshtarit tim!’ 4 Por ai s’u shqetësua për një kohë të gjatë. Dikur tha me vete: ‘Edhe pse s’e druaj Hyjin e për njerëz nuk e nxej kokën, megjithatë, 5 pasi kjo grua e vejë po më trazon, do ta mbroj që të mos vijë më të më mërzisë prore. ’“

6 Zotëria vazhdoi:

“Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë! 7 Vallë, Hyji a nuk do t’i mbrojë të zgjedhurit e vet që i kërkojnë ndihmë ditë e natë? Po a do të vonojë ndoshta me çështjen e tyre? 8 Unë po ju them: do të ngrihet me nxitim për t’u ardhur në ndihmë atyre! Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?”

 

Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • O Zot, po më huton. Po dëgjoj se si po më thua që të jem i qëndrueshëm në lutje, që t`i lutem Hyjit me zell derisa të lodhet nga unë. Po thua që së shpejtido të sjell drejtësi. Por pastaj filloj e mendoj për njerëzit e mirë që vuajnë nga uria, epidemia, humbja e fëmijëve, sëmundja dhe vdekja, edhe pse i lutenHyjit. Në mendje po më bien edhe Hebrenjtë e Aushvicit të cilët kënduan psalme gjatë kohës që po shkonin në dhomat e gazit. Ka raste kur ndihma na shtyhet për më vonë.
  • Ndodhë që, si tani, më kujtohen mundimet dhe agonia e jote në Kopshtin e Gjetsemanit. Je përballur me qiellin e errët dhe në shikim të parë bosh, të zbrazët, e megjithatë ke qëndruar besnik. Më mbaj afër vetes.

 

Bashkëbisedimi

Jezus i dashur, po ta hap zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua,

se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »