Imzot Dodë Gjergji në meshë me Papa Françeskun paraqet qiriun e Nënë Terezës
Ipeshkvi ynë Imzot Dodë Gjergji, sot ka bashkëkremtuar meshën me Papa Françeskun, kardinalët, ipeshkvij të tjerë nga bota, në Bazilikën e Shën Pjetrit, me rastin e shënimit të Ditës së parë Botërore të të Varfërve.
Gjëja e bukur e këtij bashkëkremtimi ishte paraqitja e Qiriut të Nënë Terezës , të cilin ipeshkvi ynë e kishte ndezur te varri i Nënë Terezës gjatë shtegtimit në Kalkuta, që e përfundoi para tri ditësh. Ky i njëjti qiri iu prezantua afër Papës gjatë kremtimit të meshës. Një gjeste simbolik i fuqishëm që ky qiri të jetë në meshën e parë për të shënuar fillimin e ditës botërore të të varfërve në bazilikën e Shën Pjetrit.
Ky qiri i do të sjellit prej ipeshkvit këtë të diele në Katedralen e Prishtinës, që me të të ndizen qirinjtë e altarit e pastaj ky do të vendoset te altari i reliktit të Nënë Terezës për të qëndruar aty. Nga flaka e këtij qiri do të ndizet përherë qiriu i Nënë Terezës. Kështu qirinjtë do të harxhohen por flaka e qiriut do të mbetet gjithmonë.
Pranaj, shfrytëzojmë rastin të ftojmë besimtarët që të marrin pjesë në meshën e të dielës së ardhshme në Katedrale, me 26 nëntor 2017, ora 11:00, të cilën do ta kremtojë ipeshkvi pas kthimit të tij nga shtegtimi në Kalkuta./drita.info
« Të zgjedhësh sigurinë apo rrezikimin? A i shoh (edhe) të mirat në botë? »