Sa ndihesh se i përket Jezusit?

Nov 21 • Meditimi i ditës

21 nëntor 2017 – E martë, Kushtimi i Virgjërës Mari, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zak 2,14-17; Ps: Lk 1,46-55; Mt 12,46-50)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe mendoj për praninë jetëdhënëse të Hyjit
në çdo pjesë të trupit tim, në gjithçka që më rrethon,
në tërë jetën time.

 

Liria

E lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat vetjake,

që t`i çelem gjatë kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që të mund ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Si jam duke e ndjerë veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?

Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.

Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur apo i/e zemëruar.

E pranoj atë çfarë jam duke ndier përnjëmend.

Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.

 

Fjala

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Mt 12, 46-50

 

46 Ndërsa ai ende po i predikonte popullit, përjashta prisnin nëna e tij e vëllezërit dhe po e kërkonin të flisnin me të. 47. Dikush i tha: [“Shih! Nëna jote dhe vëllezërit e tu presin jashtë dhe dëshirojnë të flasin me ty.”]

48 Ai iu përgjigj atij që e lajmëroi:

“Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”

49 E shtriu dorën e vet drejt nxënësve të vet e tha:

“Ja, nëna ime e vëllezërit e mi! 50 Sepse vëllai im, motra ime e nëna ime është ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • A mund ta imagjinoj këtë skenë? Familja dhe të afërmit e Jezusit kishin ardhur ndërsa ai fliste. Jezusi e përdor këtë rastpër të zgjeruar grupin e fatlumëve. Ai s`i zvogëlon lidhjet familjare, por i zgjeron.
  • A mund ta imagjinoj se jam duke qëndruar në mesin e dishepujve të Jezusit ndërsa është duke treguar me dorë drejt tyre?

 

Bashkëbisedimi

Jezus, gjatë kohës sa ishe në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.

Më mëso që të kem besim fëmijëror në ty.

Që të jetoj me vetëdijen se ti kurrë nuk do të më lëshosh.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto disa momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »