Menaxhimi i humbjes
Mendoj se është shumë e rëndësishme të edukojmë gjeneratat e reja për vlerën e humbjes/ dështimit. Për menaxhimin e tij. Për humanitetin që del prej tij.
Për të ndërtuar një identitet, që të jetë i aftë të na tregojë qëllimin e përbashkët, ku mund të dështosh dhe të rifillosh pa qenë e prekur vlera dhe dinjiteti.
Për të mos ngelur në ndeshje bërrylash shoqërore, për të mos kaluar mbi trupat e të tjerëve për të arritur i pari.
Në këtë botë të fituesve vulgar dhe të pandershëm, mashtrues falsë dhe oportunistë, ata që vlejnë, që kanë pushtetin, që e privojnë të tashmen, e mos të flasim për të ardhmen, të gjithë neurotikët e suksesit, të dukshmit, të arrirët…
Këtë antropologji të fitores ua dëshiroi shumë atyre që pësojnë disfatë. Është një ushtrim që më/na bën mirë. Më pajton me atë pak të shenjtën time. Unë jam një njeri që preferoj më mirë të humbas, se sa të ngadhënjej me mënyrat e padrejta dhe të pamëshirshme.
Është një faj i rëndë nga ana ime, e di! E bukura e gjithë kësaj është se unë kam guximin ta mbroj këtë faj e ta konsideroj thuajse një virtyt. (P. Pasolini)
« Sa ndihesh se i përket Jezusit? Zoti dëshiron t`i ndryshojmë gjërat dhe botën »