A mos po ta helmon paraja besimin fetar?
24 nëntor 2017 – E premte, Shën Andreu Dung-Lac, dhe shokët, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: 1 Mak 4,36-37.52-59; Ps: 1 Kro 29,10-11b.11d-12; Lk 19,45-48)
Prania e Hyjit
Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, relaksohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.
Relaksohu, vetëm për një moment të shkurtë.
Liria
E lus Hyjin që të më ndihmojë
që të lirohem nga ankthet dhe brengat,
që t`i çelem gjatë kësaj kohe të lutjes,
në mënyrë që të mund ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.
Ndërgjegjësimi
Në praninë e Atij që
Pranon, shëron dhe ripërtërin
Mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur
ta përjetoj dashurinë.
Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.
Fjala
Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Çfarë jam duke dëgjuar?
Lexoje tekstin disa herë.
Lk 19, 45-48
45 Kur hyri në Tempull, zuri t’i dëbojë jashtë shitësit. 46 U tha:
“Shkrimi i shenjtë thotë:
‘Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje
e ju e bëtë shpellë cubash!’“
47 Çdo ditë mësonte në Tempull.
Kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën si ta vritnin, gjithashtu edhe krerët e popullit 48 por s’i gjetën assesi mënyrën, sepse mbarë populli e dëgjonte i rrëmbyer prej fjalëve të tij.
Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Në tempull tregtarët e bënin tregti dhe shitnin gjëra me çmime shumë më të larta që përjashta mund të bliheshin me një shumë më lirë.
- O Zot, çdo gjeneratë duhet të mësojë përsëri dhe të jetë e kujdesshme që paraja mos t`ia helmojë besimin fetar.
Bashkëbisedimi
Sa lehtë shpërqendrohemi duke u larguar nga Zoti. Kjo botë na ngashënjen dhe na bën aq shumë kërkesa, dhe ato kërkesa siç duket janë konstante.
Të angazhuarit e vetvetes në drejtim të Zotit është një punë e rënd, por nuk është e pamundur.
Angazhimi për te rruga e Zotit mund të bëhet çdo natë para se të shkosh të flesh dhe çdo mëngjes kur fillon dita.
Krejt çka duhet bërë është ta drejtojmë vëmendjen tonë kah veprimi i Zotit në jetët tona. Mendoje, shprehe, zbatoje këtë.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen
« Jerusalemi, qoftë nëna e bijve të Abrahamit! Don Anton Uka merr titullin e doktoraturës në Gregoriana »