Don Anton Uka merr titullin e doktoraturës në Gregoriana

Nov 24 • Kisha në Kosovë

Don Anton Uka, meshtari i Ipeshkvisë së Kosovës dhe anëtarë i redaksisë sonë, është meshtari i radhës që të hënën e kaluar, më 20 nëntor, ka marr titullin e doktoraturës në lëndën e teologjisë shpirtërore në Universitetin Papnor Gregoriana, në Romë.  

Titulli i tezës së doktoraturës është “Dëgjimi i Fjalës së Zotit si metodë. Analizë teologjike-shpirtërore e letrave pastorale të Carlo Maria Martini”. Don Antoni në këtë punim analizon, nga këndvështrimi teologjiko-shpirtëror, letrat baritore të kardinalit të ndjerë italian, Carlo Maria Martini, i cili i pati propozuar Kishës në Milano një udhë, që niste me dëgjimin e Fjalës së Zotit, për të vijuar me edukimin e njeriut sipas Fjalës së Zotit, me synimin për të komunikuar me të e për të vigjëluar mbi të, duke besuar në premtimet e Fjalës së Zotit.

Redaksia e Dritës e përgëzon Don Antonin për këtë punë kaq të vyer dhe titullin akademik, e uron të mos ndalet të shkruajë e të studiojë këtë lami të rëndësishëm për jetën shpirtërore të besimtarit, e jo vetëm./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »