Nuk ka rëndësi se a po më vërejnë të tjerët

Nov 27 • Meditimi i ditës

27 nëntor 2017 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dn 1,1-6.8-20; Ps: Dn 3,52-56; Lk 21,1-4)

 

Prania e Hyjit

Kur jam i/e grishur të rri me shokun/shoqen,
mezi e pres këtë dhe e ndiej veten se po më bëhet nder.
Kur më grish Hyji që ta kaloj një kohë në praninë e tij,
Ai dëshiron që ta njoh dhe ta ndiej dashurinë e tij.
Me besim dhe shpresë ia çeli mendjen dhe zemrën Hyjit,
dhe lus që të më ndihmojë që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për dashurinë dhe praninë e tij.

 

Liria

Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;

zhurmën që e ndërpret marrëdhënien e vendosur, që ndanë.

Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto lidhje dhe falënderoj për jetën që përshkon nëpërmjet tyre.
Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa të rrënuara, disa të ndërprera:
Ndoshta për këtë arsye e ndiej veten të trishtuar, të zemëruar, të zhgënjyer.
Lus për hirin e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Lk 21, 14

 

1 Jezusi shikoi dhe pa se si të pasurit po hidhnin dhuratat e veta në arkëzën e lëmoshës. 2 Pa edhe një grua të vejë, skamnore që hodhi dy lepta 3 dhe tha:

“Për të vërtetë, po ju them: kjo vejushë skamnore qiti më shumë se të gjithë. 4 Sepse të gjithë të tjerët qitën ndër dhurata aq sa u tepron prej pasurisë, kurse ajo qiti prej skamjes së vet gjithçka pati për jetesë.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Bujaria/zemërgjerësia është relative. Salomoni u lut: më ruaj nga flitë/sakrificat që s`kushtojnë asgjë. Mësoma zemër-gjerësinë e vërtetë dheçiltërsinë e zemrës siç e kishte gruaja e ve e varfër, zemërgjerësinë që jep në fshehtësi, duke mos e ditur dora e majtë çfarë bën dora e djathtë,dhe të japë deri në dhembje.
  • O Zot, s`ka rëndësi se a po më vërejnë të tjerët se çfarë jam duke bërë, apo po më injorojnë, nuk më kushtojnë rëndësi. Ti e sheh zemrën timedhe e njeh zemërgjerësinë apo egoizmin tim. Më mbro, o Zot, nga flitë/sakrificat që s`kushtojnë asgjë. Zemërgjerësi e vërtetë nuk është kur japatë që lehtë mund ta harxhoj, por kur jap atë që më pëlqen dhe pa të cilën gjë s`mund t`ia bëj lehtë.

 

Bashkëbisedimi

Çfarë ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur pranë meje

dhe hapem me të.

 

Përmbyllje

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe që luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »