Përvojat negative mos të na pakësojnë dashurinë dhe besimin!

Nov 29 • Meditimi i ditës

29 nëntor 2017 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dan 5,1-6.13-14.16-17.23-28; Ps: Dan 3,62-67; Lk 21,12-19)

 

Prania e Hyjit

Tashti të gjitha mendimet po i drejtoj kah ti, o Zot.

Po i lë anash të gjitha brengat dhe interesimet e mia

dhe po kërkoj pushim dhe freski në afërsinë tënde.

 

Liria

Lehtë është të biesh në kurthin e pasurisë së kësaj bote.

Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.

Ma përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falë – gratis.

Dashuria, buzëqeshja, kujdesi dhe bashkimi.

 

Ndërgjegjësimi

Të jesh i/e vetëdijshëm/e për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm/e se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 21, 12-19

 

12 Mirëpo, para se të ndodhin të gjitha këto, do të vënë dorë në ju e do t’ju salvojnë; do t’ju dorëzojnë në sinagoga e në burgje, do t’ju qesin para mbretërve e para qeveritarëve për shkak të emrit tim. 13 Kjo do t’ju japë rast të jepni dëshmi.

14 Mbani mend: s’keni nevojë që më parë ta përgatitni mbrojtjen tuaj, 15 sepse unë do t’ju jap zotësinë e fjalës dhe urtinë, të cilën s’do të mund ta kundërshtojë as t’i bëjë ballë asnjë nga kundërshtarët tuaj. 16 Do t’ju padisin madje edhe prindërit, vëllezërit, farefisi e miqtë dhe disa prej jush do t’i vrasin.

17 Të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim. 18 Porse, as një fije floku s’do t’ju bjerë prej kresë! 19 Me qendresën tuaj do ta shpëtoni jetën tuaj.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                    Ky imazh i persekutimit duket i largët nga përvoja jonë dhe ndoshta është e vështirë të imagjinohet se diçka e tillë do të mund të na ndodhte ne. Megjithatë, shumica prej nesh e kanë përvojën e tradhtisë dhe keqtrajtimit në ndonjë periudhë jete: qoftë kur është fjala për shkollën, familjen, punën, apo të njohurit tanë. Në një moment e kemi përjetuarurrejtjen.

·                    Nëse Jezusi e ka përjetuar të njëjtën gjë, mundemi edhe ne. Ai na thotë që të ngrihemi mbi atë gjë, sepse nuk është fundi, se do të mbijetojmë. Por përvojat negative mos të na pakësojnë dashurinë dhe besimin.

 

Bashkëbisedimi

Si e kam përjetuar  Fjalën e Zotit? A më ka lënë të ftohtë?

A më ka ngushëlluar apo nxitur të veprojë më ndryshe?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje,

i drejtohem dhe ia paraqes krejt çfarë ndiej në vete.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »