Tryezë muzikologjike për kompozitorët shqiptarë kushtuar Nënë Terezës

Dec 1 • Kulturë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, seksioni i arteve, në nderim të shugurimit të Katedrales Shën Nënë Tereza i ka kushtuar një tryezë muzikologjike kompozitorëve tanë për Shën Nënë Terezën, më 30 nëntor 2017, në të cilën kanë marrë pjesë ligjëruarës të fushës së artit dhe muzikës.

Ligjërues të kësaj tryeze ishin: Don Lush Gjergji, i cili ligjëroi mbi prirjet e artistëve të Nënë Terezës, Zeqrije Ballata, mbi këngët korale për Nënë Terezën, Indira Çipa mbi veprat kamerale, Kushtrim Jakupi për këngët solo/romancat, Arnisa Rexheopi për këngët korale pionierësh kushtuar Nënë Terezës dhe Rreze Kryeziu Breznica për të korrat e kompozitorëve tanë për Nënë Terezën.

Tryeza u përmbyll pas një diskutimi akademikësh rreth temës./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »