Zoti, si buka

Dec 6 • Meditimi i ditës

6 dhjetor 2017 – E mërkurë, Shën Nikolla, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 25,6-10a; Ps 23,1-6; Mt 15,29-37)

 

Prania e Hyjit

Zot i dashur, më ndihmo që të hapem me ty,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

”Jam i/e lirë”.

Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë mrekullie.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 15, 29-37

 

29 Jezusi u nis prej andej, ra bregut të detit të Galilesë, u ngjit në një kodër e u ul të rrijë atje. 30 Iu afrua një turmë e madhe e popullit që sillte me vete të shqepët, të verbër, dorëcungë, memecë e shumë të tjerë. I ulën para tij dhe ai i shëroi. 31 Populli u mrekullua duke parë se si memecët flisnin, dorëcungët u shëruan, të shqeptët ecnin drejt, të verbërit shihnin dhe i dha lavdi Hyjit të Izraelit.

32 Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes nxënësit e vet e u tha:

“Më dhimbset ky popull se, ja, ka tri ditë që rri me mua e nuk ka çka të hajë. Nuk dua t’i nis të uritur që të mos u bie të fikët udhës.”

33 Nxënësit iu përgjigjën:

“Po ku të gjejmë këtu në shkretëtirë aq bukë sa të ngijmë gjithë këtë popull?”

34 Jezusi pyeti:

“Sa bukë keni?”

“Shtatë bukë e pak peshq të vegjël” ‑ iu përgjigjën ata.

35 Atëherë i dha urdhër popullit të ulej për tokë. 36 Pastaj mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi Hyjin, i theu, ua dha nxënësve të vet e nxënësit popullit.

37 Të gjithë hëngrën deri sa u nginë, e me copat që tepruan, çuan plotë shtatë shporta. 38 Ata që hëngrën ishin, përpos grave e fëmijëve, katër mijë burra.

39 Kur e shpërndau popullin, hyri në barkë e shkoi në Krahinën e Magadanit.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Zotëri, ti je ai që vë re kur jemi të uritur, të lodhur, të çorganizuar dhe pa vonesë na afrohesh për nevojat tona të përditshme.
  • Grumbuj njerëzish, duke sjellë edhe të gjymtuar, memecë dhe të verbër, të ka rraskapitur. Dhe akoma përsëri, ti je nëUngjill ai që ushqen të uriturit dhe u jep atyre forcë për udhëtimin e tyre. Ti je buka e jetës.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »