Zëri i Zotit i jep jetës qëllim dhe kuptim

Dec 10 • Meditimi i ditës

 10 dhjetor 2017 – E diela II e Ardhjes, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 40,1-5.9-11; Ps 84; 2 Pjt 3,8-14; Mk 1,1-8)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë kollaj e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që përshkohet nëpërmjet tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë dëmtuar, disa rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye e ndjej veten të trishtuar, të zemëruar, të zhgënjyer.
Lus për hirin e pranimit dhe faljes.

  

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.
Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm
Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.
Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Mk 1, 1-8

 

1 Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Hyjit.
2Në përkim me fjalët që shkruan Isaia profet:
“Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para teje
që do ta bëjë gati udhën tënde;
3 është zëri i njërit që bërtet në shkretëtirë:
‘bëni gati udhën e Zotërisë,
rrafshoni shtigjet e tij!’“,
4 në shkretëtirë u duk Gjon Pagëzuesi e predikonte një pagëzim pendese për faljen e mëkateve. Mbarë krahina e Judesë e të gjithë jerusalemasit shkonin tek ai. Pasi ata i rrëfenin mëkatet e veta, Gjoni i pagëzonte në lumin Jordan.
6 Gjoni ishte i veshur me një petk prej leshi deveje e rreth ijesh kishte brez lëkure. Ushqehej me karkaleca e me mjaltë të egër.
7Në predikimet e veta thoshte:
“Pas meje po vjen një më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t’ia zgjidhur rripin e sandaleve të tij. 8 Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin Shenjt.”

 

Ç´po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Imagjinoje veten duke qenë dëshmitar në vendngjarje: je duke qëndruar në ujë të cekët, dhe uji rrjedh rreth nyjave tëkëmbëve të tua. Paramendoje këtë skenë. Le të shpaloset para syve të tu. Si duket ajo? I riu nga Nazareti i bashkohet rreshtit, qëndron në rend duke pritur për pagëzimin e Gjonit: një simbol i pastrimit, por edhe i lindjes – dalje nga ujërat e barkut në një jetë të re të bijve të dashur të Hyjit.
  • O Zot, kur ta kuptoj se ti më do dhe që je i kënaqur me mua, është si një fillim i një jete të re. Kur e dëgjoj zërin tënd e diqë jeta ime ka një qëllim, përcaktim dhe kuptim.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, qëndro pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër që do të të besojë gjithmonë.
Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »