A di të çlodhem në Zotin?

Dec 13 • Meditimi i ditës

13 dhjetor 2017, E mërkurë, Shën Luçia, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 40,25-31; Ps 102; Mt 11,28-30)

 

Prania e Hyjit

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhefrikën tënde. Gjatë kësaj kohe të Ardhjes reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të zgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se kush jam përnjëmend.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten tani?

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 11, 28-30

 

28 Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh. 29 Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj, 30 sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur ngarkesa është aq e rëndë sa që as lutjen nuk mund ta formosh, mbështetu në Zotin. Kur je aq i/e lodhur, i/e dobët sa që as kokën s`mund ta çosh përpjetë, pusho mbi shpatullat e tij, duke e ditur se barra disi do të bëhet më e lehtë, do të ndahet dhe me kohë do të zhduket. Ai ka thënëkështu dhe qëndron besnik ndaj premtimeve të veta.
  • O Zot, bëj që të kem pjesë në punën tënde. Hapmi sytë t`i shoh ngarkesat që i mbartin të tjerët. Hapma zemrën për dhimbjet që nuk mund të ndahen me të tjerët, për frikën që nuk mund të shprehet dhe për ata që përballen vetë me errësirë​​n.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe që luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »