Ndezja e dritave të Bredhit të Kërshëndellave te Katedralja e Prishtinës

Dec 13 • Kisha në Kosovë

Të martën mbrëma, në ora 19:00, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës, i shoqëruar nga meshtarët e Prishtinës, e në prani të qytetarëve të shumtë, ka ndezur solemnisht dritat e bredhit të Kërshëndellave, i cili tradicionalisht vendoset para Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Këtë ngjarje të përvjetshme në Katedralen e qytetit e ka shoqëruar edhe kori i Katedrales me disa këngë të kërshëndellave i udhëhequr nga Don Shtjefën Dodes.

Qytetarët e pranishëm pastaj patën mundësi të bashkëndanin çaste të bukura te Tregu i Kërshëndellave me verë të vluar, çaj e biskota të shijshme nën tingujt e muzikës së kërshëndellave. Tregu i Kërshëndellave me qëllime bamirësie, është i hapur çdo ditë nga ora 18:00 deri në ora 22:00./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »