Të jesh krenar/e që jeton ndershëm!

Dec 15 • Meditimi i ditës

15 dhjetor 2017 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 48,17-19; Ps 1; Mt 11,16-19)

 

Prania e Hyjit

Sa më shumë i drejtohemi me përgjërim Zotit, aq më shumë e ndiejmë praninë e tij.

Prej dite në ditë, gjithnjë e më shumë, na tërheq kah Zemra jote e butë.

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të shpreh ndjenja falënderimi.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 11, 16-19

 

16 Me kë ta krahasoj këtë brezni? U përngjet djaloshave që rrinë në sheshe e u thërrasin shokëve 17 e u thonë:

‘Ne u ramë për ju fyejve e ju nuk kërcyet;

bëmë gjëmë e ju nuk vajtuat!’

18 Erdhi Gjoni: ai s’ha as s’pi e thonë: ‘Është i djallosur! 19 Erdhi Biri i njeriut: ai ha e pi, e thonë: ‘Ja, grykësi e pijaneci! Miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve!’ Por dija përligjet nga veprat e veta!”

  

Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi është i pikëlluar nga kundërshtimet dhe paqëndrueshmërisë njerëzore. Megjithatë, na kthen te pyetja – si jemi duke jetuar? Nuk ka rëndësi nëse njerëzit e miratojnë jetën tonë a jo. Do të ketë gjithmonë asi që do të kritikojnë.
  • Jeta e mirë dhe e ndershme është ajo që ka rëndësi dhe që Jezusi i kushton vëmendje. A mund të jem krenar/e që jam duke jetuar një jetë të ndershme?

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »