A di të bashkëndaj me të tjerët përvojat e mia fetare?

Dec 21 • Meditimi i ditës

 21 dhjetor 2017 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Kk 2, 8-14 (ose Sof 3, 14-18a); Ps 32; Lk 1, 39-45)

 

Prania e Hyjit

Do të ndalem një moment e do të mendoj për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke u dhënë që ato të ekzistojnë;
në bimë duke ua dhuruar jetën; në kafshë duke u dhënë që të ndjejnë;
dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto edhe më shumë,
më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë kollaj e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala 

Lutju Shpirtit Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk  1, 39-45

 

39 Ndër ato ditë Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. 40 Ajo hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën.

41 Tashti, Elizabetës, posa e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharor. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt 42 dhe brohoriti me zë të lartë:

“Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd! 43Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?! 44 Ja, që, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja prej hareje kërceu në kraharorin tim. 45 E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Çfarë takimi i mrekullueshëm: dy gra të afërta, të dyja mbartin fëmijë, të dyja të bekuara nga Zoti. Çfarë ngushëllimi për Marinë që kushërira e saj e kupton zbulesën që ajo e kishte marrë. A e kam ndokënd me të cilin do ta ndaj atë që Hyji bën në jetën time? A munden të tjerët lajmet e veta t`i ndajnëme mua?
  • Elizabeta ishte e para që dëshmoi praninë e Zotit në botë. Edhe ne duke dëshmuar mund t`i japim zemër njëri-tjetrit në udhëtimin tonë të jetës. Tëndihmuarit e të tjerëve për ta njohur Zotin na sjell shpresë dhe ngushëllim përtej pritjeve tona.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, rri pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër e cila do të të besojë gjithmonë.
Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »