Programi i Krishtlindjes 2017 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Dec 21 • Kisha në Kosovë

 

Shumë të dashur besimtarë,  qytetarë të nderuar, me gëzimin e Krishtit fëmijë, Foshnjes së Betlehemit, ju njoftojmë me programin e festës së Krishtlindjes 2017, i cili do të zhvillohet në Shenjtëroren dhe Katdralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë.

 

PROGRAMI

E diele,  24 dhjetor 2017  – VIGJILJA E KRISHTLINDJES

Ora 18:00: Pritja solemne në Rezidencën e Ipeshkvisë pranë Katedrales Shën Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2017.

Ora 23:30: Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

 

E hënë, 25 dhjetor 2017 – DITA E KRISHTLINDJES

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë.

Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.

Ora 17:00: Mesha në gjuhën angleze, në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

Ora 18:00: Mesha në gjuhën shqipe në Kishën Shën e Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

 

Të gjithëve ju mirëpresim me gëzimin. 

 

Për shumë mot Krishtlindja!

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »