Don Shan Zefi: shkrim i sajuar dhe qëllimkeq që tenton të prish bashkëjetesën ndërfetare ndër ne!

Dec 29 • Kisha në Kosovë

Pas qarkullimit, dje dhe sot, të një shkrimi të rrem në portale, rrejte sociale, madje edhe në disa media, që ka përdorur emrin e kancelarit të Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, i njëjti ka lëshuar një deklaratë për media duke e quajtur shkrimin në fjalë sajim tendencioz dhe me qëllime për të luhatur bashkëjetesën ndërfetare ndër ne. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë: 

 

Deklaratë për media

Dje dhe sot, nëpër portale të ndryshe dhe rrjete sociale, po qarkullon një shkrim i rrem duke e përdorur emrin tim. Deklaroj publikisht se shkrime të tilla janë krejtësisht të sajuara nëpërmjet një profili të rrem në facebook, që nuk ka të bëjë fare me personin tim.

Më vjen shumë keq që edhe disa media “serioze” dhe njerëz me “reputacion” publik kanë ra në grackën e këtyre insinuatave qëllimkëqija.

I thërras organet kompetente të vendit që të merren me autorët e këtyre sajimeve, të cilat shkaktojnë shqetësim te qytetarët e Kosovës dhe, jo vetëm që tentojnë të njollosin personin tim, por ato në thelb kanë qëllim të luhatin bashkëjetesën ndërfetare ndër ne.

 

Prishtinë, 29 dhjetor 2017

Don Shan Zefi, kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës

Shpërndaje

Comments are closed.

« »