Lajmi i mirë që ndryshon botën

Jan 1 • Meditimi i ditës

1 janar 2018 – E hënë, Nëna e Hyjit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Nr 6, 22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21)

 

Prania e Hyjit

O Zot, në thjeshtësi dhe përvujtëri po vij tek ti.

Fjalët e tua më çojnë në qetësi në të cilën

e kuptoj madhërinë dhe domethënien e pranisë sate.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
Dhe më tërheq kah gjithçka që është e mirë,
Duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se çfarë jam.

Si është duke kaluar kjo ditë? Si po e ndiej veten tani?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Lk 2, 16-21

 

16 Shkuan me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin e Foshnjën të vënë në grazhd.17 Kur e panë, u treguan ç’u tha engjëlli për Foshnjën. 18 Të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga ato që thanë barinjtë. 19 Maria i mbante mend me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në zemrën e vet.

20 Barinjtë pastaj u kthyen duke lëvduar e madhëruar Hyjin për gjithçka kishin dëgjuar e parë, pikërisht ashtu siç u tha engjëlli.

21 Kur u mbushën tetë ditë për të rrethprerë Foshnjën, ia ngjitën emrin Jezus, siç e quajti engjëlli para se të zihej në kraharor.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Barinjtë do të ishin të fundit prej të gjithëve që do të mund të ishin të parët që e sjellin lajmin, e megjithatë, ja ku janë – e sjellin lajmin e mirë që do ta ndryshojë botën! Për veten unë mund të mendoj se jam lajmëtar i padenjë i mesazhit të Ungjillit. Por këtu nuk është fjala për padenjësisë time, porkërkesën për ta thënë të vërtetën siç e njoh.
  • Edhe pse ajo do të mund të fliste shumë, Maria mendon për gjithçka në zemrën e saj. Do të mendoj se çfarë do të thotë kjo për mua, si të reflektojmbi këtë dhe në zemër të lëviz gjërat që mund të shkaktojnë mrekulli.
  • Do ta lus Shpirtin Shenjt që të më ndriçojë, të më udhëzojë në mençuri dhe dritë.

 

Bashkëbisedimi

Ç`ndodh në mua kur lus?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje

dhe ia paraqes të gjitha çfarë ndiej.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »