Të kesh shëndet të mirë, do të thotë të shërbesh

Jan 10 • Meditimi i ditës

10 janar 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Sam 3,1-10.19-20; Ps 40,2.5.7-10; Mk 1,29-39)

 

Prania e Hyjit

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i tillë siç jam.

Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.
Hyji më afrohet gjithmonë i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.

Do të ndalem një moment dhe do ta përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Zotit që më do

E vështroj gjithë atë çfarë më ka ndodhur ditën që kaloi,

prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.

Ia përkujtoj vetes çfarë ka qenë mirë dhe bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet dhe pyes çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 1,29-39

 

29 Dhe menjëherë, posa dolën nga sinagoga, shkoi me Jakobin e me Gjonin në shtëpinë e Simonit e të Andreut. 30 Vjehrra e Simonit ishte në shtrat ndër ethe.

Menjëherë i treguan për të. 31Jezusi u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. E lëshuan ethet dhe u shërbeu.

32 Në mbrëmje, në të perënduar të diellit, ia sollën para të gjithë të sëmurët dhe të djallosurit. 33 Mbarë qyteti u mblodh para derës. 34 Ai i shëroi të sëmurit ‑ ishin shumë dhe me sëmundje të ndryshme. Dëboi edhe shumë djaj. Por nuk i lejoi djajtë të flasin sepse e njihnin. 

35 Herët në mëngjes, kur ende ishte natë, Jezusi u çua e shkoi në një vend të pabanuar e atje lutej. 36Simoni me shokët e vet u vunë ta kërkojnë. 37 Kur e gjetën i thanë:

“Të gjithë po të kërkojnë.”

38 Ai u tha:

“Ejani të shkojmë gjetiu, në fshatrat e afërme që të predikoj edhe atje. Prandaj edhe erdha.”

39 Dhe i ra kryq e tërthor Galilesë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar djajtë.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Shërimi i vjehrrës së Pjetrit është momenti i së vërtetësKur shërohemi nga ndonjë sëmundje është tundim të ulemi dhe të marrim urime dhe dëshira të mira. Kjo grua e sëmurë ndjeu se ethet e saj e lëshuan, dhe se forca iu kthye në gjymtyrët e saja – “dhe u shërbeu.
  • Zotpo të falënderoj për shëndetin që ma ke dhënë: jo si diçka që do të paraqiste një luks, por një mjet me të cilin mund t`iu shërbej të tjerëve.

 

Bashkëbisedimi

“Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd. Amen.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »