Të kesh dhembshuri
11 janar 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: 1Sam 4,1-11; Ps 44,10-11.14-15.24-25; Mk 1,40-45)
Prania e Hyjit
Sa më shumë i drejtohemi me përgjërime Zotit,
aq më shumë e ndiejmë praninë e tij.
Prej dite në ditë, gjithnjë e më shumë, na tërheq kah Zemra jote e butë.
Liria
O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.
Ndërgjegjësimi
Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.
Fjala
Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.
Mk 1,40-45
40 Atëherë iu paraqit një i gërbulur, ra në gjunj dhe iu lut:
“Nëse do, mund të më pastrosh!”
41Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha:
“Dua! Qofsh pastruar!”
42 Dhe aty për aty prej tij u zhduk gërbula dhe u shërua. 43Jezusi menjëherë e nisi të shkojë, por i urdhëroi rreptësisht:
44 “Shih ‑ i tha ‑ mos i trego askujt, por shko, duku te prifti dhe, për shërimin tënd, kushto çka ka urdhëruar Moisiu‑ atyre për dëshmi.”
45 Por ai, posa doli, filloi të flasë e ta përflasë ngjarjen, kështu që Jezusi s’mund të hynte më haptas në qytet, por qëndronte përjashta në vende të pabanuara. E njerëzit shkonin tek ai nga çdo anë.
Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- “Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku.”Lepra/gërbula në Bibël nuk është vetëm një sëmundje serioze, për lebrën është përdorur përgjithësisht termi për të gjitha sëmundjet e lëkurës. Fjala “pati dhembshuri” këtu nënkupton dhimbjen dhe bashkë-ndjenjën që njeriun e prekin thellë brenda vetes së tij,gjë që tregohet në mënyrë të shquar me gjestin e prekjes së gërbulës.
- Prekmë,o Zot. Prekmi pjesët e shëmtuara të qenies sime që s`ndjehem mirë kur i shikoj. Nëse do, mundtë më pastrosh.
Bashkëbisedimi
Ç`ndodh në mua kur lus?
A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?
E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje
dhe ia paraqes të gjitha çfarë ndjej.
Përmbyllja
Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.
« Të kesh shëndet të mirë, do të thotë të shërbesh Veprat e lavdishme të Gjergj Kastriotit në pendën e humanistit Dhimitër Frangu »