Feja, bamirësi dhe ripërtëritje jete

Jan 17 • Meditimi i ditës

17 janar 2018  E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË  Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 144,1.2.9-10; Mk 3,1-6)

 

Prania e Hyjit

Ajo çfarë përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë
dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.
Mundohem ta paramendoj Jezusin si është ulur pranë meje
dhe bisedoj me të mbi të gjitha çfarë është duke më ndodhur në jetë.
Mundohem ta kuptoj që në mundësi të panumërta
Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.
E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.
Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Ndërgjegësohem për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.
Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e hapur ndaj asaj çfarë dëshiron të më thotë prania e Tij.

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

Mk 3, 1-6

1 Jezusi hyri përsëri në sinagogë. Aty ndodhej një njeri me dorë të thatë.

2 Ata e ruanin pale a do ta shërojë të shtunën, që të mund ta paditnin. 3Ai i tha njeriut me dorë të thatë:

“Çohu e dil para të gjithëve!”

4 Kurse ata i pyeti:

“Çka lejon Ligji? Të bësh të shtunën mirë apo keq? T’ia shpëtosh njeriut jetën apo t’ia marrësh?”

Por ata heshtnin.

5 Atëherë Jezusi, i pikëlluar për shkak të ngurtësisë së zemrës së tyre, i shikoi rreth e rrotull me hidhërim e i tha njeriut:

“Shtrije dorën!”

Ai e shtriu dorën dhe ajo iu shërua.

6 Farisenjtë dolën jashtë dhe menjëherë u tubuan në këshillim me herodianët kundër tij si ta gjejnë mënyrën për ta vrarë.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot? 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Konflikti rreth njeriut me dorë të thatë e ka vulosur fatin e Jezusit. Për Jezusin feja donte të thoshte shërbim, të bësh mirë, ta ripërtërish jetën. Kjo i tronditi farisenjtë. Për ta feja donte të thoshte mbajtje rregullash dhe ritualesh. Para Jezusit zemrat e tyre janë të ftohta dhe të pandreqshme.
  • A jam i/e vetëdijshëm/e për reagimet e mia kur lus në bazë të kësaj paraqitje? Si i përgjigjem së mirës që e bëjnë të tjerët? A ekzistojnë momente kur e keqja triumfon për shkak të heshtjes sime të ftohtë?

 

Bashkëbisedimi

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?
A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?
E paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo ulur pranë meje,
i drejtohem dhe ia tregoj të gjitha çfarë ndiej.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »