5 shtatori – festa liturgjike e Nënë Terezës festë zyrtare në Shqipëri

Jan 19 • Kulturë

Ditën e djeshme, më 18 janar, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me vota unanime, ka miratuar ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në Republikën e Shqipërisë, që në vend të 19 tetorit, që ishte dita e lumturimit të Nënë Terezës, të zëvendësohet me datën 5 shtator, që është dita liturgjike – festë e Shën Nënë Terezës.

Data 5 shtator, që njihet si festa e Shën Nënë Terezës do të bëhet festë zyrtare në Shqipëri, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet.

Ky projektligj do t’i kalojë kuvendit për t’u miratuar./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »