Rreziku i keqkuptimit

Jan 20 • Meditimi i ditës

20 janar 2018  E shtunë, MOMENTI I SHENJTË  Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Sam 1,1-4.11-12.19.23-27; Ps 80,2-3.5-7; Mk 3,20-21)

 

Prania e Hyjit 

Teksa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,

ai i jep jetë jetës sime dhe të gjithë asaj që më rrethon.

Do të qëndroj në heshtje një moment,

dhe do të bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

I lejoj të robërohem me ndjenjat e frikës dhe pritjet çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mk 3, 20-21

 

20Jezusi u kthye në shtëpi. Prapë u mblodh turmë e madhe sa që as nuk mund të hanin bukë. 21 Kur morën vesh të tijtë, shkuan ta marrin sepse flitej: “Nuk është në vete.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri? 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Familja e vet Jezusin e ka konsideruar jo të baraspeshuar. Ky e kishte lëshuar sigurinë e Nazaretit dhe punën e zdrukthëtarit. Ndodhej në rrugë për t`u ndeshur me prijësit ortodoksë (të mësimit të drejtë), kurse pak më përpara e kishte mbledhur një grup nxënësish që nuk do të bëjnë asgjë për karrierën e tij.Kishte dalë mendsh! E kanë kuptuar krejt gabim.
  • Zot, duke zgjedhur për të jetuar sipas ungjillit, edhe unë rrezikoj që të më kuptojnë gabim dhe të më përqeshin. Ti me vendosmëri dhe guxim je ballafaquar me opozitën. Ma jep hirin që të ndjek me qëndresë veçanërisht atëherë kur opozita vjen nga më të afërmit.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »