Afria me Jezusin, më e rëndësishme se farefisnia

Jan 23 • Meditimi i ditës

23 janar 2018  E martë, MOMENTI I SHENJTË  Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Sam 6,12b-15.17-19; Ps 24,7-10; Mk 3,31-35)

 

Prania e Hyjit

Shpirti im me afsh e dëshiron praninë tënde, o Zot.

Kur i drejtoj mendimet e mia kah ti,

e gjej paqen dhe pushimin.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë raporte, marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mk 3, 31-35

 

31 Ndërkaq erdhën nëna e tij dhe vëllezërit e tij. Zunë vend përjashta dhe dërguan dikë ta thërrasë. 32 E kishin rrethuar shumë njerëz. Po i thonë:“Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta e po të kërkojnë.”

33 Ai u përgjigj:

“Kush është nëna ime e kush janë vëllezërit e mi?”

34 Dhe, si ua hodhi sytë rreth e rrotull atyre që rrinin përreth tij, tha:

“Ja nëna ime e vëllezërit e mi! 35 Sepse, kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im, motra ime e nëna!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • A thua Jezusi e refuzon nënën dhe familjen e vet? Assesi, por ua përkujton nxënësve të vet që ekziston një afri që është më e rëndësishme se farefisnia. Ajo është vendosur tek thirrja radikale që të jenë si ai. Afria me Jezusin sjell afërsi sikurse ajo me nënën, vëllanë apo motrën.
  • O Zot, në takimet e përditshme me ty nëpërmjet Momentit të shenjtë u thelloftë afria jonë. Më udhëheq që ta kryej vullnetin tënd.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Fjalës së Hyjit?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më neveritet?

Ndërsa e imagjinoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur pranë meje,

duke u mbështetur në besimin e tij, si shoku shokut, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »