5 vjet me Ju, Radio Maria në Kosovë!

Feb 3 • Kisha në Kosovë

 Të dashur meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare,

dëgjues, bashkëpunëtorë, vullnetarë, bamirës

 dhe përkrahës të Radio Marisë së Kosovës,

 

Pesë vite kërkimi, shërbimi, flijimi, bashkëpunime, me një qëllim të përbashkët, që zëri i Zotit, Virgjërës Mari, Kishës Katolike, shpirtit dhe ndërgjegjes, të arrijë te veshët, mendja dhe zemra e dëgjuesve tanë.

Për çdo uratë, fjalë, këshill, bashkëpunim, përkrahje, ndihmë, Zoti u shpërbleftë. Vazhdojmë të jemi së bashku – një në lutje dhe në dashurinë e krishterë.

Na ndihmoni që t’iu ndihmojmë, shërbejmë sa më mirë, që së bashku ta ndërtojmë paqen e shpirtit dhe të zemrës, dashurinë flijuese dhe dhuruese, sipas shembullit të Shën Nënës Tereze, dëshminë e jetës së krishterë.

Ndërmjetësia e Virgjërës Mari, Nënës Tereze, Martirëve Shqiptarë, qofshin përkrahje e vazhdueshme në jetën dhe veprimtarinë tuaj, në kërkim dhe gjetje të përbashkët të Zotit – Dashuri dhe Vëllait apo Motrës – Njeri, jetës së krishterë dhe amshimit të lumtur.

Don Lush GJERGJI, drejtor i Radio Maria Kosovë

Shpërndaje

Comments are closed.

« »