Të bësh zgjedhje nga dhembshuria, jo nga egoizmi

Feb 3 • Meditimi i ditës

3 shkurt 2018 – E shtunë, Shën Vlashi, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Mbr 3, 4-13; Ps 118; Mk 6, 30-34)

 

Prania e Hyjit

Ndalem e pushoj një moment

dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Hyji e ndikon mbi mua:

jam i/e krijuar në imazhin dhe përngjasimin e Hyjit; jam vend-banim i Hyjit…

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i sinqertë se si jam.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndjej veten tani?

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.

E lexoj tekstin e ungjillit, pastaj dëgjoj…

 

Mk 6, 30-34

 

30 Apostujt u bashkuan prapë te Jezusi dhe i treguan gjithçka kishin bërë dhe kishin mësuar. 31 Atëherë ai u tha: “Ejani dhe ju në një vend të pabanuar e pushoni pak në vetmi.” Sepse aty aq shumë njerëz vinin e shkonin sa që s’kishin kohë as të hanin. 32 Ata u nisën me barkë për në një vend të pabanuar, në vetmi. 33 Porse njerëzit i panë në ç’drejtim u nisën e shumica e morën me mend vendin ku do të shkonin dhe, në këmbë, prej të gjitha qyteteve, shkuan atje e arritën para tyre.

34 Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe të popullit, iu dhimbsën, sepse ishin porsi ‘delet pa bari’, e filloi t’u mësojë shumë gjëra.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Sa herë që marr kohë për lutje i përgjigjem thirrjes së Jezusit “për të shkuar në një vend të pabanuar e për të pushuar pak në vetmi”. E takoj Hyjin që i përgjigjet nevojave të mia për pushim dhe këndellje. Kurrë nuk më vjen keq që po ndaj kohë për lutje, po edhe nëse duket që pak gjëra ndodhin. Zemra ime është e krijuar për lutje ashtu siç është krijuar trupi im për të marrë ajër të pastër.
  • Jezus, të është dashur të bësh zgjedhje. A do të kujdesesh për nxënësit e tu apo ta ushqesh masën? Vendimin tënd e ke marrë nga dhembshuria. Zemra jote ka qenë shumë e shqetësuar nga uria shpirtërore e masës së popullit që ishin mbledhur. E dallon nevojën e tyre si thirrje nga Hyji.
  • Zot, bëj që gjithmonë të bëj zgjedhje nga dashuria dhe dhembshuria, jo nga egoizmi.

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Bashkëbisedimi

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit Shenjt që pikërisht e lexova.

Çfarë më nxiti më së shumti të mendoj?

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt nëshërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »