Imzot Dodë Gjergjit flet për Kosovën në Parlamentin Europian në Strasburg

Feb 8 • Kisha në Kosovë

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës, është ftuar sot në Parlamentin Europian në Strasburg të flas për ecurinë 10 vjeçare të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Nuk është hera e parë që Imzot Dodë Gjergji flet për Kosovën në Institucionet e Bashkimit Europian. Para 10 vjetëve, pak muaj para shpalljes së pavarësisë, ishte i ftuar në të njëjtin vend, të dëshmojë për Kosovën dhe, me atë rast, kishte ftuar shtetet anëtare që ta përkrahin vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur.

Sot, dhjetë vjet pas, do të jetë hera e dytë që Imzoti flet për Kosovën. Ligjërata e tij fokusohet në ecurinë 10 vjeçare të shtetësisë së Kosovës, sfidat dhe perspektivat. Në ditët në vazhdim, Revista jonë “Drita” do ta publikojmë të plotë ligjëratën e tij./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »