Imzot Dodë Gjergji në Parlamentin Europian në Strasburg

Feb 9 • Kisha në Kosovë

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës, dje (8 shkurt 2018) mbajti ligjëratë para një grupi të parlamentarëve europianë, në Parlamentin Europian në Strasburg, ku ishte thirrur me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për të dëshmuar për gjendjen e aktuale, për historinë, sfidat, dhe për perspektivën e saj në të ardhmen.

Ligjërata, që zgjati pesëmbëdhjetë minuta, shtrihej në një fokus historik të dëshmisë së autoktonisë së popullit tonë dhe për kontributin e lartë të bijve dhe bijave tona për kulturën dhe identitetin europian.

Ndër tjerash, Imzoti, dha edhe një konkluzion të gjendjes aktuale në Kosovë, duke i përmendur disa shkaqe: “Papërgjegjshmëria dhe neglizhenca e institucioneve të Kosovës, mungesa e unitetit në BE dhe indiferenca e disa shteteve anëtare, e sidomos rezistenca e pakuptimtë e Serbisë, e kanë shkaktuar realitetin që kemi në Kosovë, që duhet të ndryshohet doemos.” Dhe shtoj: “Pasi nuk jam njeri i politikës, nuk dua të hyj në çështjet politike, por si prijës i Kishës Katolike në Kosovë dhe si qytetar i këtij vendi, ndiej dhembje të madhe kur një i sëmurë, një i ri apo një nënë, që do t’i vizitojë fëmijët e vet në shtetet tuaja, vjen tek unë për të kërkuar ndërmjetësim për një vizë e unë s’mundem ta ndihmoj. Kur besimtarët e mi, por edhe të tjerët, kërkojnë nga ne që t’i ndihmojmë të gjejnë një vend pune, se përndryshe do të gjejnë rrugën për të emigruar, e për shumë gjëra të ngjashme si këto. Për këtë, është mirë të reflektojmë të gjithë dhe t`i japim Kosovës dhe qytetarëve të saj shpresë për të ardhmen e tyre.

Ligjëratën e plotë të Imzot Dodë Gjegjit do ta sjellim në ditët në vazhdim./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »