Zoti në shkretëtirën time

Feb 18 • Meditimi i ditës

18 shkrut 2018 – E diela I e Kreshmëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 9, 8-15; Ps 24; 1 Pjt 3, 18-22; Mk 1,12-15)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i vetëdijshëm se Hyji është këtu.

Mendoj se si gjithçka rreth meje,

ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,

rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria

Lutem për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat vetjake,

që të jem i hapur ndaj asaj çfarë Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto lidhje dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë ftohur, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Tani e lexoj, e dëgjoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Gjatë leximit, dëgjimit vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet personalisht.

 

Mk 1,12-15

 

12 Menjëherë pastaj Shpirti Shenjt e shtrëngoi të shkojë në shkretëtirë. 13 Në shkretëtirë qëndroi dyzet ditë, ku qe vënë në provë prej djallit. Rrinte me egërsira dhe engjëjt i shërbenin.

14 Pasi e burgosën Gjonin, Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit. 15 Thoshte: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është afër! Kthehuni e besojini Ungjillit!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Vetëm Hyji mund ta mposhtë tundimin në personin njerëzor. Ungjilli i Markut e përshkruan Jezusin si hyjnor, por dhe thellësisht njerëzor. Ai shkon nëshkretëtirë me një qëllim të vetëm: për ta gjetur Hyjin, për të kërkuar Hyjin dhe për t`i takuar Atij plotësisht. Vetëm atëherë mund të shkojë në Galile,për ta shpallë Lajmin e mirë.
  • Zot, eja me mua edhe në shkretëtirën time. Foli zemrës sime të preokupuar, të shqetësuar. Ma zbulo se ku po e bllokojnë rrugën time varësia ngapushteti, posedimi dhe vetëlavdërimi. Vetëm i/e lirë nga këto lidhje mund të jem lajm i mirë për të tjerët. Vetëm atëherë do të bëhem pjesë e zgjidhjessë problemeve botërore.

I jap vetes kohë, e lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit edhe një herë, nëse e ndiej nevojën e lexoj, dëgjoj më shumë herë, dhe ndalem aty, në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më rrëmben, që më flet personalisht.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i mëshirshëm, ma kujto që kurrë nuk jam vetëm.

Nëpërmjet hirit tënd rrite vetëdijen time që ti dhe rruga jote është krejt çka kam nevojë.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »