E premte, 23 shkurt 2018: Ditë lutje dhe agjërimi për paqe!

Feb 22 • Kisha në botë

Papa Françesku, në lutjen e Engjëllit Tenzot (4 shkurt 2018) pati grishur të gjithë besimtarët, që të premten e javës së parë të Kreshmëve, më 23 shkurt 2018, të jetë një ditë e veçantë lutjeje dhe agjërimi për paqe.

 

Ja, fjalët e Papa Françeskut:

Përballë përhapjes dramatike të situatave të konfliktit në pjesë të ndryshme të botës, i ftoj të gjithë besimtarët për një ditë të veçantë lutjeje dhe agjërimi për paqen, me datën 23 shkurt 2018, e premtja e javës së parë të Kreshmëve. Do ta ofrojmë, në mënyrë të veçantë, për popullsitë e Republikës Demokratike të Kongos dhe të Sudanit Jugor. Sikurse në raste të ngjashme, ftoj edhe vëllezërit e motrat jo katolikë dhe jo të krishterë, që të bashkohen me ne në këtë nismë, në mënyrë që ata do ta shohin më të arsyeshme, por të gjithë së bashku” – tha Papa Françesku.

 “Ati ynë qiellor e dëgjoftë përherë britmën e bijve që ja drejtojnë Atij, kur janë në vuajtje dhe në ankthe, sepse “Ai i shëron zemrat e copëtuara, i lidh plagët e tyre” (Ps 147, 3). Ju thërras që edhe ne të dëgjojmë këtë britmë, dhe secili në ndërgjegjen e vet para Zotit, të shtroj pyetjen: Çka mund të bëjë unë për paqen? – nxiste Papa në lutjen e tij në Sheshin e Shën Pjetrit./drita.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »