“Të gabosh është njerëzore, të falësh hyjnore”

Feb 23 • Meditimi i ditës

23 shkurt 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ez 18, 21-28; Ps 129; Mt 5, 20-26)

 

Prania e Hyjit

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri jashtë të gjitha shqetësimet e tua, sfidat etua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

Hyji sillej me mua ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra që Hyji duhet të m`i mësojë,
dhe lutem për hirin e shenjtë që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e fundit?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

I jap vetes kohë, e lexoj, e dëgjoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, 
dhe ndalem aty ku Shkrimi i shenjtë më prek, ku më flet pikërisht mua.

 

Mt 5, 20-26

 

20 Sepse, unë po ju them: nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e madhe se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.”
21 “Keni dëgjuar se u qe thënë të vjetërve: ‘Mos vra!’ Kush vret do të jetë përgjegjës para gjyqit.
22 E unë po ju them: Kushdo zemërohet kundër vëllait të vet, do të jetë përgjegjës para gjyqit; e kush t’i thotë vëllait të vet: ‘Budalla’, do të jetë përgjegjës para Sinedrit; kush t’i thotë: ‘I marrë’, do të përgjigjet në zjarrin e ferrit.
23 Pra, nëse e sjell dhuratën tënde për ta kushtuar në lter e aty të bie në mend se yt vëlla ka diçka kundër teje, 24 lëre dhuratën tënde aty para lterit, shko e pajtohu më parë me vëllain tënd e pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde!
25 Rregullohu shpejt me kundështarin tënd sa të jesh ende në udhëtim me të, që kundërshtari të mos të të dorëzojë te gjykatësi e ky te rojtari i gjyqit, që të mos të ndryejnë në burg. 26 Për të vërtetë po të them: s’do të dalësh prej andej para se ta paguash edhe paranë më të fundit.”

 

Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot? 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Në lutje mund të ndodhë që të ndalemi apo të bllokohemi duke u përqendruar në njerëzit që na kanë lënduar dhe të cilët vështirë i falim. Për të qenë të falura disa ofendime, nevojitet mrekulli. Ofendimet, lëndimet dhe padrejtësitë shumë të rënda është vështirë të falen. Jezusi këtë e di. Efekti i lutjes mund të jetë që t`i lejojmë hirit që të kthehet në të kaluarën, duke e ditur që Hyji në Jezu Krishtin na shoqëron në dhimbjen tonë.

Mund të lutemi për hirin që të mundemi, nëse jo menjëherë, atëherë të paktën nganjëherë të falim. “Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore”. Një e vërtetë e madhe fshihet në këtë thënie.

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm edhe një herë, nëse duhet më shumë herë,
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »