Momente ndriçuese për ditë të errëta të përditshme

Feb 25 • Meditimi i ditës

 25 shkurt 2018 – E diela II e Kreshmëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 22,1-2.9a.10-13.15-18;Ps 115; Rom 8,31b-34; Mk 9,2-10)

 

Prania e Hyjit

Në pikën e qetë të botës sime në lëvizje,
Në thelbin e qenies sime,
Pres ta dëgjoj dhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit
I Cili më thërret ta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.
A mund të shkoj në atë vend ku po më thërret Hyji?

 

Liria

”Jam i/e lirë”.

Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë mrekullie.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i orientoj mendimet e mia drejt Teje.

I lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Po pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, dëgjo, lutu.

 

Mk 9, 2-10

 

2 Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i çoi vetëm ata në vetmi, në një mal të lartë dhe u shndërrua para tyre. 3 Petkat e tij u bënë ndriçuese të bardha, sa që asnjë zbardhues mbi tokë nuk mund t’i zbardhojë ashtu. 4 Atyre iu dukën Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin.

5 Pjetri atëherë mori fjalën e i tha Jezusit:

“Rabbi, për ne është mirë të qëndrojmë këtu. Po ndërtojmë këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.”

6 Në të vërtetë s’dinte çka të thoshte tjetër, sepse ishin trembur keqas. 7Ndërkaq u duk një re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resë u dëgjua një zë: “Ky është Biri im ‑ djali i Dishirit! Atë dëgjojeni!” 8 Menjëherë shikuan rreth e rrotull e nuk panë askënd tjetër, përveç vetëm Jezusit me ta.

9 Ndërsa po zbritnin nga mali, Jezusi u urdhëroi që të mos i tregojnë askujt çka panë derisa Biri i njeriut të ngjallej prej së vdekuri. 10 Ata e mbajtën porosinë, por njëri‑tjetrin e pyesnin çka do të thotë ajo fjalë: “të ngjallet prej së vdekuri?”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •  Në udhëtimin tonë drejt Hyjit kemi majat tona të larta ku vendi është i shenjtë. Ashtu si Pjetri edhe ne duam që këto “male të larta” të zgjasinpërgjithmonë. Por Jezusi, “vetëm Jezusi”, na zbret nga mali dhe na përgatit për kohë të vështira që na presin duke jetuar nga kujtimi i shndërrimitafatshkurtër.
  • A mund ta kujtoj ndonjë pikë time kulmore?
  • Nxënësit morën zemër kur përjetuan Jezusin ashtu siç është vërtetë: në shoqëri me Moisiun dhe Elinë që përfaqësonin Ligjin dhe profetët.Edhe unë e kërkoj këtë baraspeshë, duke u këndellur me urtësinë që vjen nga tradita dhe zbulimi.
  • Pjetri donte ta mbante këtë moment madhështor.Kurse unë do të lutem që të di t`i çmoj bekimet që i kam marrë edhe atëherë kur tentoj të mos mbes në të kaluarën.
  • Zëri i Zotit i thërret nxënësit që të dëgjojnë. Ishin në rrezik që për shkak të vizionit të lëshonin esencën e gjithçkaje dhe që iu duhet të dëgjojnë me vëmendje.E pyes vetveten: a kam nevojë ndoshta për më shumë heshtje dhe qetësi në jetë në mënyrë që me vëmendje ta dëgjoj të Zgjedhurin? 

    Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a fjali që të flet në mënyrë të veçantë, dhe qëndro aty aq gjatë sa të flet para se të vazhdosh tutje.

 

Bashkëbisedimi 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj mbi Fjalën e Zotit?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje

dhe ia hap zemrën.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »