Caritas Kosova: shfaq dokumentarin “Mos më pyet çfarë nuk mundem – më pyet çfarë di”
Shfaqja e dokumentarit “Mos më pyet çfarë nuk mundem – Më pyet çfarë di” u lansua nga Caritas Kosova në kuadër të projektit të përkrahur nga Bashkimi Europian SOCIETIES – “Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile për përvetësimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE-së në Europën Juglindore”.
Dokumentari, i cili u punua në tre vendet e rajonit, atë të Kosovës, Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinë dhe ka për qëllim të promovoj praktikat e mira në fushën e përfshirjes sociale dhe të punësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe atyre me problem në shëndetin mendor.
Ky dokumentar përmban material nga partnerët e ndryshëm në projekt, e në Kosovë është përzgjedhë Organizata “Down syndrome Kosova” në Prizren, për t’u intervistuar dhe promovuar përfshirjen sociale./drita.info
« Rëndësia dhe vlera e fjalës Zoti më do pavarësisht se si sillem »