Imzot Dodë Gjergji pret në vizitë Kardinalin italian Gualtiero Bassetti

Mar 1 • Kisha në Kosovë

 

Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Sot, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, Shkëlqesia e Tij Imzot Dodë Gjergji ka pritur në vizitë Kryetarin e Konferencës Ipeshkvore Italiane (CEI), Eminencën e Tij, Kardinal Gualtiero Bassetti.

Si dy miq të vjetër, biseduan tema të ndryshme: mbi realitetin e Kishës Universale, për realitetin e Kishës tonë lokale në Kosovë, bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm mes dy Kishave, për dialogun ndërfetar dhe ekumenizmin, si dhe për raportet me institucionet shtetërore.

Imzot Gjegji e falënderoj Kardinal Bassettin për vizitën dhe për bashkëpumin disa vjeçar me Kishën Italiane, e në veçanti për punën e madhe që Caritasi Italian bën në Qendrën për fëmijët jetim në Radulloc (Komuna e Klinës).

Eminenca e Tij Kardinal Bassetti urojë Ipeshkvin për Shugurimin e Shenjtërores Shën Nënë Tereza, duke e cilësuar si një arritje e madhe e Kishës sonë në krye me ipeshkvin.

Pas takimit Kardinali vizitoj Shenjtëroren Shën Nënë Tereza, pasi nuk kishte mundur të ishte i pranishëm në shugurimin e saj, në shtatorin e vitit të kaluar./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »