Zoti kurrë s`pushon të ma dëshirojë të mirën

Mar 3 • Meditimi i ditës

3 mars 2012 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Mik 7,14-15.18-20; Ps 102; Lk 15,1-3.11-32)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një çast e mendoj për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke iu dhënë që ato të ekzistojnë;
në bimë duke iu dhuruar jetën; në kafshë duke iu dhënë që të ndiejnë;
dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto dhe më shumë,
më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë.

 

Liria

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e heshtjes, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.

Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.

E lexoj, e dëgjoj tekstin e Shkrimit Shenjt, pastaj vërej çka po ndodh në zemrën time …

 

Lk 15,1-3.11-32

 

Të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin Jezusit për ta dëgjuar. 2 Farisenjtë e skribët murmurisnin:

“Ky i pranon mëkatarët ‑ thoshin ‑ dhe po ha me ta.”

3 Atëherë Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë:

“Një njeri kishte dy djem. 12 Djali i vogël i tha të atit: ‘Babë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon!’ Ai ua ndau pasurinë. 13 Pas pak ditësh, djali i vogël mblodhi çka pati dhe shkoi në dhe të largët e atje e shkapërderdhi pasurinë e vet duke jetuar i dhënë pas vesesh.

14 Kur shpenzoi gjithçka pati, u bë zi e madhe buke në atë vend e djali filloi ta sprovojë skamjen. 15 Atëherë shkoi e u lidh rrogëtar te një njeri i atij vendi. Ky e dërgoi në toka të veta t’i ruajë thitë. 16 E dëshironte ta mbushte së paku ndonjë herë barkun me kokrra çiçibunesh që hanin thitë, por askush nuk ia jepte.

17 Atëherë i erdhën mendtë e thoshte:’ Sa mëditësve të tim eti u tepron buka, kurse unë këtu po vdes urie! 18 Do të çohem e do të shkoj tek im atë e do t’i them: O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! 19 Nuk jam më i denjë të quhem yt bir; më prano si një ndër rrogëtarët e tu.’

20 U çua dhe mori rrugën të kthehet tek i ati.

Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua me vrap, e përqafoi dhe e puthi. 21 Atëherë i biri i tha: ‘O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir… !’

22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: ‘Sillni shpejt petkat më të mirat e vishjani! Vëriani unazën në dorë e sandalet në këmbë! 23 Sillni viçin e majmë e prejeni të hamë e të gëzojmë, 24 sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’

E filluan të dëfrehen.

25 Djali i tij i madh ndodhi në fushë. Kur u kthye e iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle, 26 thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ndodhi. 27 Ai iu përgjigj: ‘U kthye vëllai yt e yt atë preu viçin e majmë pse iu kthye djali shëndoshë e mirë.’ 28 Ai u zemërua dhe nuk deshi të hyjë brenda. I ati doli jashtë dhe iu lut. 29 Atëherë ai i tha të atit: ‘Ja, unë të shërbej tash sa kohë e kurrë nuk e shkela asnjë urdhër tëndin. E ti kurrë s’më dhe as një edh të gostitem me miqtë e mi. 30 Por, kur të erdhi ky ‑ djali yt ‑ që e prishi pasurinë tënde me lavire, ti ia preve viçin e majmë!’ 31 ’Biro ‑ i tha i ati ‑ ti je gjithmonë me mua, e gjithçka kam, është jotja. 32 Porse, u desh të gëzohemi e të ngazëllohemi, sepse ky ‑ vëllai yt ‑ pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet. ’“

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Babai i do të dy djemtë – atë  keqin dhe atë të zemëruarinVazhdimisht i quabij, edhe pse të dy e mbajnë për budallaJezusi në këtë histori tregon se çfarë është në të vërtetë babai i tijDuhet të besoj se dora e Zotit është gjithmonë e shtrirë ndaj mëkatarëve, duke më përfshirë edhe mua. Zoti kurrë nuk pushon të ma dëshirojë të mirënDo të përpiqem të sillem si babai ndaj të tjerëve që më kanë shkaktuar dhimbje dhe poshtërim.
  • Hyji na fton të gjithëve në festë të madhe. Kjo është drama e historisë njerëzore. Bota hyjnore është shtëpia jonë ku ne të gjithë jemi të mirëpritur dhe ku vlejmëSë bashku do të festojmë dhe t`i gëzohemi njëri-tjetrit. Kjo do të jetë një atmosferë e gëzimit të përjetshëm.
  • O Zot, kur ndihem i/e humbur dhe i/e vdekurdhe kur gjithçka komplotohet kundër mejema kujto ëndrrën tënde  e ruan për mua. Kur jam i/e brengosur për të tjerët bëj që të kem besim se thirrjen që iu ke drejtuar kurrë nuk e ke larguar, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë njerëzit.

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm edhe një herë, nëse duhet më shumë herë,
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Bashkëbisedimi

Ç`ndodh në mua kur lutem?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin duke qëndruar apo ndenjur pranë meje

dhe ia paraqes gjithçka jam duke ndier.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »