Zot, çka po sheh në zemrën time?

Mar 4 • Meditimi i ditës

4 mars 2012 – E diela 3-të e Kreshmëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Dal 20,1-17; Ps 18; 1 Kor 1,22-25; Gjn 2, 13-25)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëm për t’u ulur me shpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

O Zot, ma dhuro hirin e lirisë së shpirtit.

Ma pastro shpirtin dhe zemrën në mënyrë që të mund të jetoj gëzueshëm në dashurinë tënde.

 

Ndërgjegjësimi

Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Gjn 2, 13-25

 

13 Ishin afër Pashkët e hebrenjve e Jezusi u ngjit në Jerusalem. 14 Në Tempull gjeti shitës qesh, delesh e pëllumbash dhe këmbyes të hollash duke ndenjur aty. 15 Atëherë punoi një frushkull konopësh dhe i dëboi nga Tempulli të gjithë së bashku me dele e me qe. Këmbyesve u derdhi të hollat dhe u rrëzoi tavolinat. 16 Shitësve të pëllumbave u tha:

“Hiqini këta prej këndej e mos e bëni shtëpinë e Atit tim, shtëpi tregtie!”

17 Nxënësit e tij u kujtuan se është në Shkrimin e shenjtë:

“Zelli për Shtëpinë tënde më bren!”

18 Atëherë ndërhynë judenjtë dhe e pyetën:

“Ç’shenjë na jep duke vepruar kështu?”

19 Jezusi iu përgjigj:

“Rrënojeni këtë Tempull e unë do ta rindërtoj për tri ditë!”

20 “Dyzet e gjashtë vjet zgjati ndërtimi i këtij Tempulli ‑ iu përgjigjën judenjtë ‑ e ti do ta ndërtosh për tri ditë?”

21 Porse Jezusi foli për tempullin e trupit të vet. 22 Kur u ringjall prej së vdekuri, atëherë u ra ndër mend nxënësve se këtë kishte dashur të thotë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë e fjalës që tha Jezusi.

23 Gjatë qëndrimit të Jezusit në Jerusalem në kohë të festës së Pashkëve, shumë besuan në Emrin e tij, kur panë shenjat që bëri. 24 Porse vetë Jezusi nuk kishte shumë besim në ta, sepse i njihte mirë të gjithë. 25 Nuk kishte nevojë t’i dëshmonte kush për njeriun: sepse ai e dinte mirë çka njeriu ndryn përbrenda.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi e donte tempullinAi në të ndihej si në shtëpi, sepse ishte shtëpia e AtitPër të ai ishte një vend i shenjtëHyjin ishte në gjendje ta gjente kudo, sepse e mbante në vetvete. Edhe unë mund të mendoj për vendin tim të punës ose vendin e banimit si tempullKur jam te Momenti i Shenjtë mund ta imagjinoj se jam i tërhequr në botën e Hyjit. Kjo do të më bëjë të lumtur.
  • Jezusi e dinte mirë çka njeriu ndryn përbrenda.” Jezus, ti më vështron përherë dhe me dashuri – faleminderit për këtëPor çfarë sheh në mua? Më trego gjithçka rreth meje që do të më ndihmonte që të jem sa më i/e ngjashëm/e me ty! Qetësoma zemrën time për ta dëgjuar zërin tënd.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, pa u ngutur, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë, dhe qëndro më atë rast aq gjatë sa të flet para se të vazhdosh tutje.

 

Bashkëbisedimi

“Rrini zgjuar – mos flini.“
Janë fjalët e tua drejtuar nxënësve para mundimit dhe vdekjes.
E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të rrish zgjuar të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »