Si ndihem kur të tjerët më refuzojnë?

Mar 5 • Meditimi i ditës

5 mars 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 5,1-15; Ps 41 e 42; Lk 4,24-30)

 

Prania e Hyjit

Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe në mënyrë të padukshme.

Ai vjen me dashuri dhe fuqi të pamasë.

Më përshkoftë gëzimi pse jam në afërsinë e tij.

 

Liria

Do të përpiqem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin tënd për mua.

 

Fjala

I jap vetes kohë dhe e lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit,

dhe ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 4, 24-30

 

24 Për të vërtetë po ju them ‑ vazhdoi ‑ asnjë profet nuk është i mirëseardhur në vendin e vet.

25 Për të vërtetë, prapë po ju them: në kohën e Elisë profet, kur qielli u ndry për tri vjet e gjashtë muaj dhe u bë uri e madhe në mbarë dheun, ishin shumë vejusha në Izrael, 26 dhe te asnjëra ndër to nuk u dërgua Elia, përveç te vejusha në Sareptë të Sidonisë. 27 Në kohën e Elizeut profet kishte shumë të gërbulur në Izrael dhe asnjë prej tyre nuk u pastrua përveç Naamanit Sirian.”

28 Këto fjalë i mbushën me zemërim të gjithë ata që ishin në sinagogë. 29 U çuan në këmbë, e hodhën jashtë qytetit, e çuan në buzë të malit, mbi të cilin është i ndërtuar qyteti i tyre, për t’ia thyer qafën në greminë. 30 Por, ai kaloi përmes tyre e vijoi rrugën e vet.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezus, ti e ke përjetuar refuzimin e atyre që ishin afër teje, të cilëve je munduar t`iu ndihmosh. A je ndier i trondituri zemëruari pasigurti dëshpëruarSi ndihem kur të tjerët më refuzojnë? Çfarë ke bërë ti me ndjenjat e tua? Ke shkuar për të shërbyer të tjerët me të njëjtin rrezik të refuzohesh përsëri. Më ndihmo të mos dëshpërohem kur marrëdhëniet ndërnjerëzore bëhen të vështira.
  • A e sulmoj folësin kur dëgjoj gjëra që lëndojnë krenarinë time?
  • O Zot, bëj që të jem më i/e përvuajturBëj që ta kërkoj të vërtetën mbi veten time, edhe nëse ajo është e dhimbshmeVetëm e vërteta do të më bëjë njeri të lirë.

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm edhe një herë, nëse duhet më shumë herë,
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i/e gatshëm/e edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës ndërsa më vështron.

Mund të jem krejt i/e sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.

Ia hapi zemrën kur i flas për ndjenjat e frikës dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në kujdesin e tij,

i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »