Takimet Biblike/5: Gjuha e Biblës dhe rëndësia e saj në Kohën e Kreshmëve

Mar 5 • Kisha në Kosovë

Famullia e Prishtinës dhe Pastorali Studentor në Ipeshkvinë e Kosovës, tash disa muaj organizojnë TAKIMEVE BIBLIKE mujore, të cilat mbahen në Rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë pranë Katedrales.

Nesër, e martë, 6 mars, në ora 19:00 do të kemi takimin e pestë me radhë, që mbanë temën shumë interesante “Gjuha e Biblës dhe rëndësia e saj në Kohën e Kreshmëve”, të cilën do ta mbajë Dr. Ilir Rodiqi, profesor dhe laik aktiv.

Takimet biblike kanë filluar si një ecje bashkësior për ta njohur Zemrën e Zotit, për ta njohur dashurinë e madhe që Hyji ka treguar për njeriun. Shën Jeronimi ynë, dalmat, njohës i thellë dhe përkthyesi i Biblës në gjuhën latine (Vulgata) thotë se “Mosnjohja e Shkrimit të shenjtë, është mosnjohje e Krishtit.” Gregori i Madh e quan Biblën letër dashurie për shëlbimin tonë.

Bibla është kodi i qytetërimit tonë perëndimor, por edhe kodi i letrave tona shqipe. Prandaj, letrat tona, letërsia e mirëfilltë botërore dhe shqiptare, në të cilat është derdhur estetikisht shpirti i njeriut, është e vështirë të kuptohet pa e kuptuar Biblën.

Në këtë linjë, Famullia dhe Pastorali Studentor e ka parë të nevojshme që të bëhet një ecje e përbashkët në njohjen e saj, të futemi në botën e Biblës, për ta ndërtuar një bashkësi sipas zemër së Zotit dhe një qytetërim dashurie./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »