A e kam kuptuar thelbin e fesë sime?

Mar 7 • Meditimi i ditës

 7 mars 2018 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lp 4,1.5-9; Ps 147; Mt 5,17-19)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.

Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.

Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.

Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.

 

Liria

Përpiqem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë, ashtu siç jam.

Si po kalon dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Zotit me vëmendje,

dhe ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mt 5, 17-19

 

17 “Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo, s’erdha të shlyej, por të përkryej. 18 Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha.

19 Prandaj, kushdo që do ta shlyejë njërin ndër këta urdhra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t’i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit; ndërsa ai që do t’i mbajë dhe do t’i mësojë, do të jetë i madh në Mbretërinë e qiellit.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi e do fenë e tij hebraike dhe e kupton thelbit e saj. Ai dëshiron të përmbush atë plotësisht duke e dashur Atin dhe duke e dashur të gjithë popullin e Zotitedhe në qoftë se duhet tëvdes për ta. Do të lutem që të jem një nxënës i mirë duke jetuar sipas shembullit të tij.
  • A e kam kuptuar thelbin e fesë sime? A përqendrohem në dashurinë ndaj Zotit dhe të afërmitA ka dashuri më shumë në botë, për shkak se jam i/e dhënë pas realizimit të saj?
  •  muzgun e jetës unë do të jem i/e pyetur për dashurinë dhe jo për disa aspekte të jashtme të fesë!

 

Zoti na e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit Shenjt.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Ungjillit, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë pjesë për t`u ngirë.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »