Të (mos) duash, kjo është çështja!

Mar 9 • Meditimi i ditës

9 mars 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Oz 14, 2-10; Ps 80; Mk 12, 28-34)

 

Prania e Hyjit

Në heshtjen e qenies sime më intime,
në fragmentet e unitetit tim shumë të dëshiruar,
a mund ta ndiej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?
A mund të më kujtohet kur e kam ndier afërsinë e Hyjit;
kur kemi ecur së bashku, duke i lejuar që të jem i/e përqafuar me dashurinë e Zotit?

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lutem për hirin e shenjtë që të lejoj të lirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten: Ku, në ç`gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe zhvillimin?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?

Nëse i kam vërejtur këto lëmi,

do të vendosi që në të ardhmen të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 12, 28-34

 

28 Një nga skribët që kishte dëgjuar rragatjen e tyre, duke parë se Jezusi u përgjigj mirë, iu afrua dhe e pyeti:

“Cili urdhërim është i pari i të gjitha urdhërimeve?”

29 Jezusi iu përgjigj:

“I pari është: ‘Dëgjo, Izrael! Zoti Hyji ynë, është një Zot i vetëm. 30 Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde!’

31 Urdhri i dytë është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’ Tjetër urdhër më të madh se këta nuk ka.”

32 Skribi u përgjigj:

“Mirë fort, Mësues! U përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i Vetmi, e pos tij s’ka tjetër33 Të duash Atë me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë fuqi e të duash të afërmin tënd porsi vetveten, ’ vlen më shumë se të gjitha flitë e shkrumbimit e theroret.”

34 Jezusi, duke parë se u përgjigj me urti, i tha:

“Nuk je larg prej Mbretërisë së Hyjit.”

Dhe askush s’pati më guxim të hyjë me të në rragatje.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • O Zot, përse do të duhej të të doja me gjithë zemër? Për shkak se një grup njerëzish të mirë për mua kanë ndërtuar një shtëpi që të mund të jetoj në të, dhe një kopsht të bukur, dhe për këtë arsye i dua. Sepse janë përpjekur për të më mbrojtur nga çdo gjë që do të më dëmtonte. Për arsye se njëri ka qenë i gatshëm për mua që të vdesë me një vdekje të tmerrshme dhe për shkak se ai më ka premtuar gëzimin e amshuar.
  • O Zot, ma zgjero zemrën. Më bëj më të ndjeshëm ndaj dashurisë tënde, veçanërisht në Javën e Shenjtë, Javën e Madhe që po afrohet. Këtu do të më tregosh në mënyrë dramatike se sa më do mua. Më bëj njeri mirënjohës.

Zoti e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit Shenjt.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Shijoje atë moment! Lejoji shpirtit të qëndrojë aty derisa të ngihet.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të të kërkoj.

Ma mbush zemrën me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »