Zoti, jo hartues ligji, por babë i mirë

Mar 14 • Meditimi i ditës

14 mars 2018 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 49,8-15; Ps 144; Gjn 5,17-30)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment dhe mendoj për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke bërë që ato të ekzistojnë;
në bimë duke ua dhuruar jetën; në kafshë duke bërë që të ndiejnë;
dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto, dhe më shumë,
më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë.

 

Liria

Hyji sillej me mua ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Është përvoja shpirtërore e Shën Injacit)
E kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe lutem për hirin shenjtërues që t`i vërej ato gjëra
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Po i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Po pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Gjn 5, 17-30

 

17 Jezusi u përgjigj:

“Im Atë vepron gjithmonë e edhe unë veproj.”

18 Për këtë arsye judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vritnin Jezusin, pse, jo vetëm se e prishte të shtunën, por edhe Hyjin e quante Atë të vetin, duke e barazuar veten me Hyjin.

19 Atëherë Jezusi u tha:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

Biri s’mund të bëjë asgjë prej vetvetes,

përveç çka sheh se bën Ati;

çka bën ai,

po atë gjë bën edhe Biri.

20 Sepse Ati e do Birin

dhe i zbulon gjithçka bën ai.

Do t’i zbulojë edhe vepra më të mëdha se këto

që të mbeteni të habitur.

21 Dhe, sikurse Ati i ngjall të vdekurit

e i bën të jetojnë,

ashtu edhe Biri

i bën të jetojnë ata që do.

22 Ati në të vërtetë nuk gjykon askënd,

pse krejt gjykimin ia la në dorë Birit,

23 që të gjithë të nderojnë Birin

siç e nderojnë Atin.

Kush nuk e nderon Birin,

nuk e nderon as Atin që e dërgoi.

24 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

kush e dëgjon fjalën time

dhe beson në atë që më dërgoi,

ka jetën e pasosur

dhe ai nuk del në gjyq,

por tashmë kaloi prej vdekjes në jetë.

25 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

po vjen koha ‑ tani është ‑

kur të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e Birit

të Hyjit

dhe ata që ta dëgjojnë, do të jetojnë.

26 Dhe, sikurse Ati e ka jetën në vetvete,

po ashtu i dha zotësinë edhe Birit ta ketë jetën

në vetvete.

27 Atij ia dha edhe pushtetin të gjykojë,

sepse është Biri i njeriut.

28 E mos u çuditni:

po vjen koha,

kur të gjithë ata që pushojnë në varre

do ta dëgjojnë zërin e tij

29 dhe do të dalin:

ata që bënë mirë

‑ do të ngjallen për të jetuar,

ata që bënë keq,

‑ do të ngjallen për t’u dënuar.”

30 “Unë asgjë s’mund të bëj prej vetvetes;

si dëgjoj, ashtu gjykoj,

dhe gjykimi im është i drejtë,

sepse nuk kërkoj vullnetin tim,

por vullnetin e atij që më dërgoi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur flitet në Ungjillin e Gjonit për Judenjtë’ flitet për Judenjtë që e refuzonin JezusinTek e fundit, dishepujt, nxënësit e Jezusit ishin Judenj.
  • Kur Jezusi tha se shabati (e shtuna) është për njeriun dhe kur Hyjin e quajti Atin e vet, i bëri sfidë popullit të vet duke ia paraqitur një vizion të ri të HyjitAi është jo si dikush që e ka hartuar një ligjpor si një baba që i dofëmijët e vet.

·                    Disa pjesë  shpirtit tonë për një kohë mund të jenë të vdekuradhembshuria, integriteti, dëshira jonë për të bërë mirë për HyjinLutja të gjitha këtyre ua kthen jetën për ne.

·                    Hyji mund ta ndriçojë në lutjen tonë atë që ka vdekur në ne. Duke dëgjuar qetë, shpirti ynë jeton në mënyrë më të plotë.

 

Zoti na e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit Shenjt.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Ungjillit, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë pjesë për t`u ushqyer shpirtërisht.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »