Jeta ime, pengesë apo ndihmesë për njerëzi për ta njohur Zotin

Mar 15 • Meditimi i ditës

15 mars 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Dal 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47)

 

Prania e Hyjit

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë kollaj e marrë dhe e pranoj këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.

A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala e Zotit

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 5, 31-47

 

31 Nëse unë vetë i bëj dëshmi vetvetes,

dëshmia ime nuk është e vërtetë.

32 Është Një tjetër që bën dëshmi për mua

dhe unë e di:

dëshmia të cilën ai e bën për mua,

është e vërtetë.

33 Ju dërguat disa njerëz te Gjoni

dhe Gjoni e dëshmoi të vërtetën.

34 Unë nuk kam nevojë për dëshmi të njeriut,

por ua përmend këtë që ju të shëlboheni.

35 Gjoni ishte dritëz që digjej e ndriçonte,

por juve ju pëlqeu të kënaqeni në atë dritë vetëm për një çast.

36 Por unë e kam një dëshmi

më të madhe se atë të Gjonit:

veprat që Ati m’i besoi për t’i kryer;

pikërisht këto që unë kryej,

dëshmojnë për mua

se më dërgoi Ati.

37 Edhe Ai që më dërgoi ‑ Ati,

vetë Ai dëshmoi për mua!

Ju kurrë s’e dëgjuat zërin e tij,

kurrë s’e patë fytyrën e tij;

38 as fjala e tij nuk banon në ju,

sepse nuk i besoni atij,

që ai e dërgoi.

39 Ju i shqyrtoni Shkrimet

sepse mendoni me anë të tyre të keni jetën e pasosur;

edhe ato, pra, dëshmojnë për mua,

40 e ju, prapë se prapë nuk doni të vini tek unë,

që ta keni jetën.

41 Nuk kërkoj lavdi prej njerëzve,

42 po ju njoha deri në palcë:

nuk e keni në vetvete dashurinë e Hyjit.

43 Unë erdha në Emër të Atit tim

e ju nuk më pranoni;

po erdhi ndonjë tjetër në emër të vet,

atë do ta pranoni!

44 Po si mund të besoni ju,

ju që kërkoni lavdi prej njëri‑tjetrit,

e nuk e kërkoni lavdinë që vjen prej Një Hyji të vetëm?

45 Mos t’ju shkojë në mend se do t’ju padis tek Ati!

Paditësi juaj është Moisiu,

në të cilin shpresoni.

46 Për të vërtetë, po t’i besonit Moisiut,

do të më besonit edhe mua,

sepse ai për mua shkroi.

47 Por, nëse nuk u besoni Shkrimeve të tij,

si do t’u besoni fjalëve të mia?”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

 Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimi Shenjt:

 

  • Gjon Pagëzuesi e përgatit rrugën për njerëzit që ta dëgjonin JezusinAi i afroi njerëzit te Hyjidhe disa prej tyre e njohën dhe pranuan Jezusin kur mbërriti.
  • Disa njerëz  i takojmë në jetë na bëjnë rrugën më të lehtë për ta njohur JezusinËshtë mirë që në jetë kemi takuar njerëz që janë si Jezusi – sikurse Gjon Pagëzuesii cili e përgatitrrugën për Jezusin  mënyrën se si jetonte. Në lutje falënderoje Zotin për njerëz të tillë!
  • Rregulli biblik i besueshmërisë (evidencës/provës) kërkonte dy dëshmitarë. Jezusi i referohet Gjon Pagëzuesit dhe Moisiut për të dëshmuar identitetin dhe misionin e vet. Çfarë do të thoshte një person me integritet për mua? A do të isha i lumtur për fjalët që m`i thotë? Ç` fjalë të tjera do të doja të dëgjoja?
  • Gjon Pagëzuesi e kishte përmbushur profecinë e Isaisë, që zëri do të bërtasë në shkretëtirë“Përgatitni udhën Zotit“. Ndërsa jemi duke shtegtuar gjatë Kreshmëstë reflektojmë për veprat që jemi duke i bërë, në mënyrë që t`i korrigjojmë rrugët tona të gabuara.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.

Mund të jem krejt i/e sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.

Ia çeli zemrën kur i flas për frikën dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në përkujdesjen e tij,

i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »