A jam i/e hapur që të lejoj të hyjë Zoti edhe në jetën time?

Mar 19 • Meditimi i ditës

19 mars 2018 – E hënë, Shën Jozefi, Shën Jozefi, fati i Shën Marisë Virgjër (e kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Sam 7,4-5.12-14.16; Ps 88; Rom 4,13.16-18.22; Mt 1, 16.18-21.24)

 

Prania e Hyjit

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri jashtë të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time – për të ajo s`është e huaj.
Shpirti i Tij u jep frymën e jetës dëshirave të mia më intime,
butësisht duke më nxitur drejt gjithë asaj që është e mirë.
Kërkoj hirin t`i lejoj vetes të ndikohem nga Shpirti Shenjt.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin ndaj meje.

 

Fjala 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Kaloje këtë kohë duke u përqendruar për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Ndalu një moment. Ndërsa rri ulur, nëse je në dhomë, mund t`i mbyllësh sytë, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, dëgjo, lutu.

 

Mt 1,16.18-21

 

16 Jakobit i lindi Jozefi, fati i Marisë,

prej së cilës lindi Jezusi që quhet Krisht.

18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:

Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt të Shpirtit Shenjt.

19 Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht, mendoi ta linte fshehtazi. 20 Posa në mendjen e vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr engjëlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. 21 Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Çfarë dimë ne për Shën Jozefin? Ai e donte aq shumë Marinë sa  i ndrydhi dyshimet për pafajësinë e saj dhe lejoi që tmbanin për babanë fëmijësduke e ditur që në fakt s`ishte (kur Jezusi u prezantua  sinagogën e Nazaretit  Lk 4,22  kritikët patën vërejtur:“A nuk është ky biri i Jozefit?”)Ne e dimë  ai e rriti dhe edukoi fëmijën si të ishte i tiji, me gjithë vështirësitë dhe rreziqet e mëdha ia mësoi atij zanatin me të cilin merrej vetë; se ai e donte atëNe e dimë se shëndeti mashkullor i Jezusit si person i rritur  pamjen fizike, guximin, këmbënguljen dhe hijeshinë e të cilit e ndienin gratë, fëmijëdhe burrat – është dëshmi e prindërimit të mirë të njerkut të tijJozefi është mbrojtës i etërve të cilët birësojnë fëmijë.
  • Shën Jozefi është mbrojtës i Kishës katolike dhe shumë kishave famullitare, pajtor i shumë besimtarëve që e mbajnë emrin e tij. Të lutemi veçanërisht sot për të gjithë këta njerëz!
  • O Zot, a jam i/e hapur që të lejoj të hysh edhe në jetën time? A e pranoj planin tënd me mua që mund të ndihmoj në ndryshimin e botës?

  

Bashkëbisedimi

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për këto momente që i kalova vetëm me ty. Faleminderit për çdo nxitje që ma dhurove nëpërmjet Shkrimit Shenjt – Fjalës Sate.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »