A e thërret Zotin kur ndodhesh në dyshim?

Mar 20 • Meditimi i ditës

 20 mars 2018 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Num 21, 4-9; Ps 101; Gjn 8, 21-30)

 

Prania e Hyjit

E sjell në mend se gjatë kohës së qëndrimit tim këtu ulur, në këtë vend dhe në këtë moment, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri
duke lejuar që të ekzistoj.
Ndalem një çast dhe mendoj për këtë.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
ta dërgojë Shpirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, ç`po ndiej sot në veten time?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

E lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj me vëmendje,

vërej fjalën apo shprehjen që më flet diçka.

 

Gjn 8, 21-30

 

21 Jezusi u tha përsëri:

“Unë po shkoj

e ju do të më kërkoni

dhe do të vdisni në mëkatin tuaj.

Ku unë shkoj,

ju s’mund të vini.”

22 Atëherë judenjtë thanë:

“A mos mendon të vrasë veten pasi thotë: ‘Ku unë shkoj ju s’mund të vini?’“

23 E Jezusi u tha:

“Ju jeni prej këtu poshtë

kurse unë jam prej së Larti.

Ju jeni prej kësaj bote

kurse unë nuk jam prej kësaj bote.

24 Prandaj edhe ju thashë:

‘Do të vdisni në mëkatet tuaja!’

Për të vërtetë nëse nuk besoni se UNË JAM

do të vdisni në mëkatet tuaja.

25 Atëherë ata i thanë:

“Kush je ti?”

“Po përse ‑ u përgjigj Jezusi ‑ t’ju tregoj prapë prej fillimit?

26 Shumë gjëra kam për të thënë për ju e të gjykoj;

porse Ai, që më dërgoi, është i vërtetë

dhe çka dëgjova prej Tij atë i them botës.”

27 Ata nuk e morën vesh se u foli për Atin.

28 Atëherë Jezusi u tha:

“Kur ta ngritni Birin e njeriut,

atëherë do ta merrni vesh se UNË JAM

dhe se prej vetvetes nuk bëj asgjë,

por flas ashtu si më mësoi Ati.

29 Ai që më dërgoi, është me mua

e nuk më la vetëm,

sepse unë gjithmonë bëj çka i pëlqen Atij.”

30 Në këto fjalë të tij, shumë besuan në Të.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •  ditët e mundimeve të Jezusit dëgjojmë sesi e thërriste Hyjin kur ndodhej në dyshim. Ai mund t`i kujtonte ato fjalë që i kishte shprehur se Hyji s`do të hiqte dorë prej tij.
  • As ne kurrë nuk jemi të vetëm: dashuria, mëshira dhe ndihma e Hyjit janë gjithmonë me ne. Falënderoje Zotin për këto dhurata dhe kërkoji që të t`i japë ato hire për të cilat ke më së shumti nevojë në këtë moment.

Zoti na e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit Shenjt.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Ungjillit, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë pjesë për t`u ushqyer shpirtërisht.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »