A je skllav apo fëmijë i Zotit?Jezusi – “Unë jam” – Zoti

Mar 22 • Meditimi i ditës

22 mars 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 17,3-9; Ps 104; Gjn 8,51-59)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

Pak janë ata njerëz që e kuptojnë
ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po t`i dorëzoheshin në duart e tija
dhe po t`i lejonin t`i formojë hiri i tij. (thoshte Shën Injaci)
Lutem për hirin e dorëzimit tim të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendos që edhe në të ardhmen t`iu siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj, ta dëgjoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur,

dhe ndalem në atë fjali ose ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 8, 51-59

 

51 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

ai që e zbaton fjalën time,

askurrë s’do ta shohë vdekjen”

52 [Atëherë] judenjtë i thanë:

“Tani po shohim qartë se je i djallosur. Abrahami vdiq e vdiqën edhe profetët, e ti thua: Ai që zbaton fjalën time, askurrë s’do ta shohë vdekjen.’ 53 A mos je ti më i madh se Ati ynë Abrahami, i cili vdiq? Po edhe profetët vdiqën. Kush kujton se je?”

54 Jezusi u përgjigj:

“Nëse unë e lavdëroj vetveten,

lavdi im është asgjë;

ka kush më lavdëron ‑ im Atë,

për të cilin ju thoni: ‘është Hyji ynë’,

55 por ju nuk e njohët,

përkundrazi unë e njoh.

Po t’ju thoja se nuk e njoh,

do të isha gënjeshtar si ju.

Por unë e njoh

dhe e mbaj fjalën e tij.

56 Abrahami, ati juaj, galdoi në shpirt

nga dëshira për ta parë Ditën time.

E pa dhe u gëzua.”

57 Atëherë judenjtë i thanë:

“Ende nuk je as pesëdhjetë vjeç dhe e pe Abrahamin!”

58 Jezusi u përgjigj:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

përpara se të ishte Abrahami,

UNË JAM!”

59 Atëherë kapën gurë për ta gjuajtur, por Jezusi u fsheh dhe doli prej Tempullit.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ungjilltari sërish e paraqet Jezusin si dikush që i takon botës së epërme për dallim prej dëgjuesve të tij. Vdekja është gjendje njerëzore, kurse Jezusi jeton përtej kufijve tëvdekjes. Ai është thjesht ndryshe. Në lutje nuk duhet të humb kohë duke u përpjekur të kuptoj ose ta zgjidh këtë çështje. Në vend të kësaj, thjesht duhet ta pranoj me besimmisterin e mrekullueshëm të Jezusit.
  • Jezusi thotë: “Nëse ju doni të shihni Zotin, këtu jam!” Ajo çfarë është dashur të bëhej një moment i mrekullueshëm u bë tmerrësisht diçka negative. Vdekja nga gjuajtja me gurë, ishte dënimi për pretendimin e dikujt se ishte i barabartë me Perëndinë.
  • O Zot, po të gjej në vend të sigurt dhe po përpiqem të të ngushëlloj. Ç`do të mund të bëja më shumë për t’u treguar njerëzve se kush je?

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë. Lejoji shpirtit të qëndrojë në fjalët që gjejnë jehonë në zemrën tënde dhe shijoje atë moment.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, emrin tim e ke shkruar në pëllëmbët e duarve të tua.

Madje edhe nëse më harrojnë të tjerët, ti këtë nuk do ta bësh kurrë.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »