Jam një nxënës i vogël i Jezusit, me një rol të veçantë në planin e Hyjit

Mar 24 • Meditimi i ditës

24 mars 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Ez 37, 21-28; Ps Jer 31; Gjn 11, 45-56)

 

Prania e Hyjit

Gjatë kohës sa jam duke qëndruar këtu, Hyji është i pranishëm,
ai jetës sime dhe gjithë asaj që më rrethon i jep jetë.

Qëndroj në heshtje një moment,
dhe bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës që po kalon,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj, ta dëgjoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur,

dhe do të ndalem në atë fjalë, fjali apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 11, 45-57

 

45 Atëherë shumë judenj që kishin ardhur te Maria, kur panë çka bëri Jezusi, besuan në të. 46 Disa prej tyre shkuan te farisenjtë dhe u treguan çka bëri Jezusi. 47 Atëherë kryepriftërinjtë dhe farisenjtë thirrën Këshillin në kuvend. Thoshin: “Çka të bëjmë? Ky njeri po bën shumë mrekulli! 48 Nëse e lëmë kështu, të gjithë do të besojnë në të, atëherë do të vijnë romakët e do të na e rrënojnë Vendin e shenjtë dhe .”

49 Njëri prej tyre, Kajfa ‑ kryeprifti i atij viti ‑ u tha:

“Ju s’po dini asgjë! 50 Nuk mendoni se është më mirë për ju të vdesë vetëm një njeri për , se të mbarojë krejt populli!”

51 Nuk i tha këto fjalë prej vetvetes, por, pse ishte kryeprifti i atij viti ‑ profetizoi se Jezusi do të vdiste për popull. 52 Madje, jo vetëm për popull, por edhe që bijtë e Hyjit të shpërndarë t’i bashkojë në një. 53 Po atë ditë vendosën ta vrasin.

54 Për këtë arsye Jezusi nuk dilte më botërisht ndër judenj, por shkoi prej andej në një vend afër shkretëtirës, në qytetin që quhet Efraim dhe aty banoi për disa kohë bashkë me nxënësit.

55 Ishin afër Pashkët e judenjve. Shumë vetë nga ai vend u ngjitën në Jerusalem para Pashkëve për t’u pastruar. 56 E kërkonin Jezusin dhe, ndërsa qëndronin në Tempull, i thoshin njëri‑tjetrit: “Çka ju thotë mendja: a thua ai nuk ka ndërmend të vijë për Festë?”

57 Kryepriftërinjtë dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër: nëse ndokush e merr vesh ku gjendet Jezusi, të lajmërojë që të mund ta kapnin.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •  Atëherë thirrën Këshillin në kuvend.” Marr pjesë në aq shumë takime, por në fakt çfarë bëj atje? A kujdesem për planet e Hyjit që do të duhej t`i ndriçonin planet e njeriut? A lejoj të kalojnë lehtë vendime të padrejta, pa seancë? A duket se Shpirti i Shenjtë ndërhyn për të vërtetën nëpërmjet meje?
  • Plani i Zotit është fantastik: “Bijtë e Hyjit të shpërndarë t`i bashkojë në një.” Unë jam një dishepull, një nxënës i vogël i Jezusit, por e kam një rol të veçantë në planin e Hyjit. Jam i ngarkuar për të ndërtuar një komunitetnjerëzish dhe një marrëdhënie të shëndetshme ndërnjerëzore. Kjo është detyra ime në shtëpi, në shkollë, në punë, në vendin e punës, në famulli, në lagje… Zoti gjithmonë do të më ndihmojë në këtë. Në fund të jetës kur të takohem me Zotin ballë për ballë do të marr mirënjohje për gjithçka kam bërë për të përhapur Mbretërinë e Hyjit. 

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë. Lejoji shpirtit të qëndrojë në fjalët që gjejnë jehonë në zemrën tënde dhe shijoje atë moment.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, emrin tim e ke shkruar në pëllëmbët e duarve të tua.
Madje edhe nëse më harrojnë të tjerët, ti këtë nuk do ta bësh kurrë.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »